• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zëri i Italisë, është ai i Elhaida Danit!
e Premte, 31 Maj 2013 18:22

elhaida_dani_italiRomë, 31 maj 2013
- Këngëtarja e talentuar shkodrane, Elhaida Dani, ka arritur të dalë e para në spektaklin “The Voice of Italy”. Ajo mori plot 71.7 përqind të votave të publikut, pas performacave të shkëlqyera që dhuroi mbrëmë në finalen e këtij spektakli të madh. P
ara “The Voiceof of Italy”, Elhaida Dani kishte provuar të hynte tek “Amici” i Maria de Filippe, por nuk kishte kaluar në provimin e parë. Për pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël, ajo kujton natën e parë, kur të katër anëtarët e jurisë u kthyen nga ajo për ta marrë në grupin e tyre. Por, Elhaida zgjodhi, Riccardo Coccianten, sepse ishte idhulli i saj, që kur ishte e vogël. “Teksa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari. Me gjithë zemër e kisha zgjedhur, që më parë. Arritja deri në finale, është edhe meritë e tij, përpos mbështetjes që kisha nga publiku”, u shpreh Elhaida, pas spektaklit. Por, duket se ajo ishte trembur nga reagimi i publikut, kur të mësonte se është shqiptare. “Në internet lexoja lloj-lloj gjërash mbi shqiptarët. Pata frikë, në mos suksesi im do ta shtynte ndonjërin që të më sulmonte për origjinën time. Fatmirësisht, nuk ndodhi kështu”, shprehet ajo, duke mos arritur të kontrolloj gëzimin dhe lumturinë.
Pasi e fitoi çmimin e parë në “The Voice of Italy”, Elhaida Dani, iu drejtua me një mesazh të gjithë fansave të saj. “Ju falënderoj nga zemra që më keni përkrahur deri në momentin final. Ju kam premtuar që nuk do ju zhgënjej. Me ju fituam. Jam krenare që jam shqiptare. Ju dua shqiptarë”, ka shkruar Elhaida në faqen e saj zyrtare, në Facebook.
Me këtë fitore të saj, nuk kanë qëndruar indiferent as zyrtarët më të lartë të Shqipërisë, por edhe ata të jashtëm. “Triumf të madh” e ka quajtur këtë fitore kreu i qeverisë, Sali Berisha. Pas mbylljes së spektaklit, Berisha e ka përshëndetur Elhaiden përmes një postimi në profilin e tij, ne Facebook. “Te dashur miq, këngëtarja e talentuar, Elhaida Dani, arriti sonte një sukses të shkëlqyer. Le të urojmë sonte përzemërsisht, të gjithë së bashku Elhaiden, për suksesin e saj spektakolar. Urimet më të mira Elhaida, për suksesin e madh e te rrallë”, ka shkruar Berisha. Urimet nuk kanë munguar as nga kreu i PS-së, Edi Rama. Ai ka ndarë në Twitter emocionet për fitoren e këngëtares shqiptare. “Elhaida Dani, një yll që shkëlqen mrekullisht, duke rrezatuar forcën e talentit të një kombi. Urime me shpirt dhe faleminderit me mirënjohje”, ka shkruar Rama. Edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, uroi fitoren e shqiptares, Elhaida Dani. “Urime për Elhaida Danin, me zë e interpretim të mrekullueshëm. Artiste e mrekullueshme”, shkruan Arvizu në Facebook.
 

Share