• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Provimi i Maturës, në Dragash OK!

testi_maturaDragash, 01 qershor
- Në mesin e rreth 34 mijë maturantëve në Kosovë, mbi 250 prej tyre ishin nga Dragashi, të cilët iu nënshtruan pjesës së parë të Provimit të Maturës. Sipas të dhënave që siguruam nga Drejtoria komunale e Arsimit në Dragash, procesi ka kaluar si është më së miri, përjashtuar një rast që nuk e la këtë proces të përfundonte me notën maksimale të vlerësimit. Hajri Ramadani, drejtor i Arsimit në Komunën e Dragashit, konfirmoi për radion tonë, se ishte vetëm një nxënës në gjithë këtë proces, i cili u kap në flagrancë, duke tentuar të kopjonte dhe, i njëjti u përjashtua nga provimi. “Përjashtuar këtë rast, i gjithë procesi në Dragash ka kaluar si është më së miri, pa asnjë problem. Shpresojmë që edhe nxënësit të kenë arritur rezultate të kënaqshme”, tha Ramadani.
Edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, theksoi se përvoja ka shërbyer për mirë dhe se sivjet janë shtuar kapacitetet, në 305 qendra testimi. “Besoj se gjithçka ishte më mirë se herëve të tjera, sepse jemi duke u përmirësuar, siç ndodhë në çdo shoqëri, dhe gjithçka është sipas parashikimeve”, tha ministri Buja. Edhe Policia e Kosovës e ka mbështetur organizimin e Testit të Maturës, duke siguruar transportin e testeve, nga Ministria në Qendrat e Testimit dhe anasjelltas, si dhe ka siguruar qendrat gjatë gjithë kohës, sa është mbajtur testi.
Pjesa e dytë e testit, ku do të ketë pyetje nga lëndët më të përafërta me drejtimin, do të mbahet më 15 qershor. Ndërkaq, rezultatet e provimit të maturës do të shpallen më 24 qershor. Më pas, maturantët do të kenë 3 ditë afat që të ankohen dhe, më 28 qershor do të bëhet edhe publikimi i rezultateve të ankesave. Ata që nuk do të mund të arrijnë pragun e kalueshmërisë, prej 50 përqind kësaj radhe, do ta kenë edhe një mundësi në afatin e gushtit.
 

Share