• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gostia e nxënësve goranë në Serbi!

serbia_nxenesit_goranBeograd, 02 qershor 2013
- Radio Televizioni publik i Serbisë, më 22 maj ka raportuar për një takim që kanë zhvilluar krerët e arsimit serb, me mysafirët nga Dragashi. Sipas këtij televizioni, ministri serb i Arsimit, Zharko Obradoviq, i ka pritur nxënësit, profesorët dhe drejtorin e “shkollës fillore ‘Nebojsha Jerkoviq’ nga Dragashi”, duke e cilësuar arsimin si vlerë më e lartë e shtetit serb.
Drejtori i kësaj shkolle, e cila fare nuk ekziston në Dragash, Mesip Dalifi, e ka njoftuar ministrin serb të arsimit “për të arriturat në këtë shkollë, si dhe i është mburrur për disiplinën e nxënësve të shkollës, përgjegjësinë e lartë që kanë arsimtarët, për të cilët e ka siguruar ministrin se i mbesin besnik atdheut, për të ndërtuar lidhshmëri mes goranëve dhe serbëve.
Siç raporton RTS, shkolla fillore “Nebojsha Jerkoviq” në Dragash, këtë vit feston 65 vjetorin e themelimit. Kjo shkollë numëron 135 nxënës, me mësim në gjuhën serbe. Mësohet se këta nxënës, të udhëhequr nga drejtori dhe mësimdhënësit e tyre, kanë qëndruar në Suboticë, Novi Sad dhe më pas edhe në Beograd, në kuadër të ekskursionit që kanë zhvilluar nëpër Serbi, të mbështetur financiarisht nga shkollat simotra në Serbi dhe Ministria e Arsimit e këtij shteti.
 

Share