• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në pranga, tre vëllezër nga Celina!

policia_kosova_celinaPrizren, 03 qershor
- Tre vëllezër nga fshati Celinë, me mbiemër Berisha, kanë përfunduar në pranga të policisë, pasi kanë dhënë deklarata të rrejshme në polici, në lidhje me një aksident trafiku. Zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Hazir Berisha, tha se njëri nga vëllezërit, nën ndikim të alkoolit dhe pa patentë shoferi, ka shkaktuar një aksident trafiku me pasoja, lëndime trupore. Për t’i ikur përgjegjësisë, policisë i ka dhënë deklaratë të rrejshme. “I dyshuari, pasi është dërguar në stacionin e policisë, i është nënshtruar testit për matjen e alkoolit, i cili ka rezultuar të jetë 1.5 promilë”, tha Berisha.
Sipas tij, pas aksidentit, i vëllai, është paraqitur me dokumente të vëllait të tretë, duke u munduar që t’i bindë policët se dokumentet i përkisnin shoferit të aksidentuar. “Policia arrin ta zgjidhë rastin dhe në fund vendoset që të dytë të ndalen nën masën e arrestit policor, për deklarim të rrejshëm. Ndërkaq, vëllai i tretë, pasi kishte një fletë arrest të më hershëm, në konsultim me prokurorin, është vendosur që edhe ai të shkojë në vuajtje të dënimit”, tha Berisha.
 

Share