• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vritet një serb për çështje prone!
e Martë, 04 Qershor 2013 09:52

leposaviq_bernjakLeposaviq, 04 qershor 2013
- Pas një përleshje mes dy familjeve që ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Leposaviq, ku janë përdorë dhe armë zjarri, është vrarë 47-vjeçari me kombësi serbe, Milenko Kostiç. Në spitalin e Mitrovicës e kanë konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa për dy personat tjerë që ishin lënduar në një zënkë familjare, thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesja e këtij spitali, Danica Radomiroviq, e ka konfirmuar lajmin për mediat serbe, ndërkohë që zv-komandanti i Policisë rajonale në Mitrovicë, Ergin Medić, ka thënë se pjesëmarrësit në këtë rrahje gjenden në arrest policor.
Mësohet se deri tek të shtënat ka ardhur, pas një përleshje në mes të gjashtë personave, tre nga familja Kostiq dhe tre të tjerë nga familja Kostoviq. Kjo, për shkak të një parcele dhe vendit ku do të vendosej një kioskë. “Babai dhe dy bijtë e familjes Kostoviq e kanë sulmuar familjen Kostiq, ku njëri nga anëtarët e kësaj familje është vrarë me armë zjarri”, kanë njoftuar burimet nga policia dhe spitali i Mitrovicës.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se mbrëmë në Leposaviq ka ndodhur një përleshje masive mes dy familjeve, me ç’rast një person ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri.
 

Share