• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mbledhja e KK-së, nuk zgjodhi gjë!

xhevdet_ibrahimiDragash, 04 qershor 2013
- Shqetësimi për nivelin e sigurisë nëpër shkolla, sidomos ajo që ndodhi kohët e fundit në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, ka bërë që Kuvendi Komunal të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme, për të diskutuar rreth kësaj situate. Kjo, pasi në mbledhjen e fundit të rregullt, nuk u miratua kërkesa e opozitës, që të shqyrtohej për këtë situatë, kur në shkollën e mesme u lënduan me thika disa nxënës. Kërkesën për këtë pikë e kishte parashtruar këshilltarja e LDK-së, Shqipe Berisha, por që nuk u miratua.
Pas kësaj, nëntë këshilltarët e LDK-së, si dhe këshilltari i vetëm i LDD-së, Qamil Kolloni, duke u bazuar në nenin 44 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, kërkuan mbledhje të jashtëzakonshme, për të diskutuar rreth “degradimit të arsimit dhe dhunës në shkolla, në veçanti në shkollën e mesme”.
Mbledhja e jashtëzakonshme u mbajt të hënën, por që u shndërrua shumë shpejtë në akuza dhe kundërakuza, mes pozitës dhe opozitës, sa që në publik la përshtypjen se ky rast po shfrytëzohet për fushatë partish, pasi që këtë vit parashikohet të mbahen zgjedhjet lokale.
Transmetimi i kësaj mbledhje, e cila u bë përmes valëve tona, sipas statistikave që posedojmë, ka mbërritur maksimumin e dëgjueshmërisë. Por, diskutimi i delegatëve nuk la përshtypje të këndshme tek popullata, pasi u kuptua si një tentim i dy palëve, për ta shpërlarë veten nga përgjegjësia, duke ia hedhur fajin palës tjetër, ndonëse në këtë mbledhje u miratuan disa konkluzione, me synim sensibilizimin e të gjithë akterëve që mund ta parandalojnë dhunën në këtë shkollë.
Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së drejtorit në “Ruzhdi Berisha”, Xhevdet Ibrahimi, në një intervistë për radion tonë, e më pas edhe për mediat nacionale, ka drejtuar akuza ndaj të gjitha institucioneve relevante. Ai nuk e ka kursyer as pushtetin lokal, e as atë qendror, si dhe policinë e gjyqësorin. Thotë se dhuna në këtë vatër arsimore ka mbërritur kulmin, por që askush nuk është duke u marrë me parandalimin e saj, apo edhe me ndëshkimin e atyre që ushtrojnë dhunë. Madje, ai shpreh zhgënjimin e tij që, pas kaq vjet pune në këtë shkollë, ka përjetuar ofendimet më të rënda, në prag të pensionimit.



Share