• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Korishë kërkohet një varrezë masive!

varreza_masivePrizren, 06 qershor 2013
- Në territorin e fshatit Korishë të Prizrenit, kanë rinisur gërmimet, në kërkim të një varreze masive. Kryetari i Komisionit parlamentar për personat e pagjetur, Preng Gjeta, ka paralajmëruar se rezultatet konkrete nga këto gërmime, priten javën e ardhshme.
Në deponinë e vjetër të Prizrenit, poshtë fshatit Korishë, ekipet e ekspertëve po pastrojnë terrenin, ku dyshohet të ndodhet një varrezë masive, me viktimat e luftës së fundit në Kosovë. Sipas Hysni Berishës, kryetar i Shoqatës së të zhdukurve “Shpresimi”, në komunën e Suharekës, fillimisht kufomat kanë qenë të hedhura në deponinë e mbeturinave e më pas, më 3 prill të vitit 1999, ato janë marrë dhe, deri më tani, ende nuk dihet se ku i kanë groposur. “Në këtë territor ku po punohet, ka shumë shpresë që mund të gjenden mbetjet mortore të të zhdukurve nga komuna e Suharekës”, ka thënë Berisha.
Në shtator të vitit të kaluar, gjatë gërmimeve në këto terrene, janë gjetur disa mbetje mortore, të cilat iu përkisnin viktimave nga fshati Krushe.
 

Share