• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Goranët i kërkojnë Zhbogarit Komunë!

zhbogar_aktualitete_radio_sharriDragash, 06 qershor 2013
- Shefi i Zyrës se BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka qëndruar sot në komunën e Dragashit, si pjesë e fushatës së filluar, në tetor të vitit të kaluar, gjatë së cilës ai po i viziton komunat e Kosovës, për t'u njohur me të gjitha komunitetet që jetojnë në vendin tonë. Gjatë vizitës së sotme në Dragash, Zhbogar është takuar me kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, me përfaqësuesit e komuniteteve nga treva e Gorës, si dhe ka vizituar fshatin Restelicë, i banuar kryesisht nga komuniteti pakicë.
Në emisionin “Aktualitete”, në Radio SHAARI, Zhbogar ka shprehur ndjenjat e tij mahnitëse ndaj territorit të kësaj komune, duke qenë i bindur se Dragashi, vërtetë ka potencial për zhvillimin e turizmit malor. “Jam për herë të parë këtu dhe, kjo trevë më ka mahnitur me bukuritë e saj. Jam i bindur se, me pak investime, mund të zhvillohet një turizëm interesant këtu”, tha Zhbogar, duke premtuar më shumë fonde nga BE-ja për Dragashin. Më herët, ai ka takuar kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzin, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale në këtë komunë të përzier etnikisht. Nga nikoqiri, Zhbogar është ndarë i kënaqur me gjendjen që po mbretëron në Dragash, më pas ka takuar edhe përfaqësuesit e komunitetit nga treva e Gorës, nga të cilët ka dëgjuar prioritetet dhe kërkesat e tyre. Me dyer të mbyllura, Zhbogar ka dëgjuar kërkesën e tyre për formimin e komunës së Gorës. Përfaqësuesit e komuniteteve të Gorës, ia kanë prezantuar shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, gjendjen dhe pozitën e tyre në këto hapësira. Të gjithë përfaqësuesit politikë të Gorës kishin qëndrim të përbashkët, në lidhje me decentralizimin, duke kërkuar që treva e Gorës të bëhet komunë në vete, siç thanë, për goranët dhe boshnjakët. Brenda këtij takimi, burimet tona kanë kuptuar se kryetari i Partisë Demokratike Vatan (DSV), ish-ministri i Shëndetësisë, Sadik Idrizi, ndër tjerash ka thënë se Qeveria ende po tregohet indiferente, kur është në pyetje decentralizimi dhe se nuk i ka përmbushur ende detyrimet e veta ndaj këtyre komuniteteve, për të cilën gjë obligohet edhe me planin e Ahtisarit dhe kushtetutën e Kosovës. Idrizi i ka ftuar të gjitha subjektet politike të Gorës, që në këtë drejtim të bashkohen, derisa ta fitojnë komunën e tyre. "I pashmangshëm është bashkimi ynë, për të arritur deri tek ky qëllim. Pavarësisht dallimeve të shumta që ekzistojnë mes nesh, të gjithë pajtohemi, kur është në pyetje decentralizimi. Prandaj, t’i lëmë anash dallimet dhe të punojmë në interes të komuniteteve nga kjo trevë. Propozimi ynë është i sinqertë dhe nuk ka kurrfarë kushtëzimesh”, ka thënë Idrizi, në takimin me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, bëjnë të ditur burimet tona nga ky takim.
Zhbogar, i ftuar në emisionin “Aktualitete”, në Radio SHARRI, tha se, as ai dhe as BE-ja, nuk kanë kompetenca për të krijuar Komuna, por kjo është ingerencë e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. “Ne i dëgjuam kërkesat e tyre. Por, ne nuk kemi kompetenca në këtë drejtim. Është Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që vendosin për këto çështje”, tha Zhbogar.
Ndryshe, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, është larguar nga Dragashi, me bindjen se kjo komunë do të përfitojë më shumë investime nga BE-ja, në fushat që kontribuojnë për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë.
 
 

Share