• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes!

vetevendosje_prizrenPrizren, 10 qershor 2013
- Gjashtë aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot rreth orës tetë, pas shqyrtimit të rastit, janë lënë të lirë, njoftoi policia në Prizren.
Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të degës së Prizrenit, janë shoqëruar për në stacionin policor, rreth orës katër të mëngjesit të sotëm, pasi, sipas zëdhënësit të policisë, kapitenit Hazir Berisha, ata po hiqnin nga dekorimi i qytetit flamujt shtetërorë të Kosovës. Nga ana tjetër, kryetari i degës së Vetëvendosje në Prizren, Arbër Rexha, ka deklaruar se dy aktivistë të tyre, Arlind Manxhuka dhe Valdrin Kabashi, janë keqtrajtuar gjatë arrestimit. Lëvizja Vetëvendosje, shënimin e 135 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do ta kremtojë rreth orës 20-të, ku aktivistë të saj, me flakadanë në duar, do të zbresin nga kalaja e qytetit e që, sipas tyre, vetëm kjo simbolizon se Lidhja është gjallë.
 

Share