• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shkrumbon tërë shtëpinë, shkak i biri!

zjarri_shtepia_prizrenPrizren, 11 qershor 2013
- Policia ka njoftuar sot se një person, me mbiemrin Çoçaj, ia ka vënë zjarrin shtëpisë së tij, përkatësisht katit përdhes, ku banonte dali i tij me familje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku zjarri e ka shkrumbuar tërë shtëpinë dykatëshe të familjes Çoçaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet zjarrfikëse, Njësiti i KEK-ut dhe hetues policorë, të shoqëruar edhe nga Njësiti i krim-teknikës. “Sipas hetimeve fillestare, që i ka kryer policia e Prizrenit, mësohet se i dyshuar për zjarrvënie është vet pronari i shtëpisë (M. Çoçaj), i cili banonte i vetëm në katin e sipërm, ndërsa djali i tij me familje banonte në katin përdhes. Qëllimi i tij, me gjasë kishte qenë djegia e katit të parë, por jo edhe të dytit. Mirëpo, stuhia e zjarrit e ka kapluar tërë shtëpinë. Hetimet e gjertanishme çojnë në dyshimin, se me vetëdije është shkaktuar zjarri, për shkak të raporteve jo të mira që kishte ky person me të birin dhe anëtarët tjerë të familjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftohet gjithashtu se, në çastet kritike, familjarët nuk ndodheshin në shtëpi. Ndërkohë, policia thotë se për këtë ngjarje është konsultuar edhe prokurori, i cili ka sugjeruar që rasti t’i kalojë prokurorisë, sipas procedurës së rregullt, që nënkupton se i dyshuari është lënë i lirë, derisa të thirret në gjykatë, ku do të gjykohet kjo vepër.
 

Share