• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gërdellaj akuzohet për ngacmim seksual!

ngacmim_seksualGjilan, 12 qershor 2013
- Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër Mevlan Gërdellajt, nga fshati Rrenc, komuna e Dragashit, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim seksual të personave, nën moshën 16 vjeçare”.
Departamenti për të mitur pranë Prokurorisë Themelore të Gjilanit ka specifikuar se, i akuzuari Mevlan Gërdellaj, më datën 7 maj të këtij viti e ka ngacmuar me dorë të miturën (E.H.), nga një fshat i rrethit të Gjilanit.
Sipas aktakuzës, të cilën e ka ngritur prokurorja, Rabie Jakupi, i akuzuari kishte tentuar ta prekte në gjoks të miturën, e cila kishte kundërshtuar dhe, duke kërcyer nga minibusi i të dyshuarit, ishte lënduar.
Personat që ishin në vendngjarje, e kishin shpënë të miturën në polici, ku edhe kishte marrë ndihmën e parë dhe më pas kishte rrëfyer për rastin. “I dyshuari e ka ngacmuar seksualisht të miturën e moshës 14 vjeçare, duke e prekur atë me dorë, pa pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën, të cilën e ka publikuar RajoniPress.
I pandehuri e kishte mohuar veprën, për të cilën ngarkohet dhe ndaj tij është vazhduar masa e paraburgimit, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, Hasan Sadiku. Në gjykimin ndaj Gërdellajt pritet të dëshmojnë personat e parë që kanë kontaktuar të miturën, kur ajo është lënduar, teksa kishte kërcyer nga minibusi i të pandehurit.
 

Share