• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
BD: Shpëtojeni stadiumin “Përparim Thaçi”!

bashkimi_demokratik_prizrenPrizren, 13 qershor 2013
- Komisioni për Kulturë, Rini dhe Sport i Bashkimit Demokratik (BD), ka shprehur shqetësim për gjendjen e kulturës dhe sportit në komunën e Prizrenit, duke e vlerësuar se nuk është aspak e mirë. Ehat Oreshka, kryetar i këtij Komisioni, si dhe nënkryetar i BD-së, ka thënë se faji për këtë gjendje i mbetet qeverisë lokale, të cilën e ka vlerësuar si të keqe. “Sporti në qytetin e Prizrenit është katandisur nga qeverisja e keqe. Sot, rinia dhe adhuruesit e sportit, janë pa terrene sportive dhe me klube sportive, të cilat, në mungesë mbështetje institucionale dhe financiare, gjenden në pozita të vështira, si asnjëherë më parë. Për fat të keq, klubi emblematik i qytetit të Prizrenit (Liria), më të cilin prizrenasit janë krenuar dikur, është përshëndetur nga elita e futbollit të Kosovës, Superliga. Njëra nga arsyet kryesore të largimit të klubit nga Superliga, është moszhvillimi i ndeshjeve në stadiumin e qytetit”, ka thënë Oreshka, përmes një komunikate, duke shtuar se ky komision profesional i BD-së, mendon se, dhënia në shfrytëzim e Stadiumit, ka qenë një gabim i madh, për arsye se menaxhimin e kanë marrë njerëz joprofesionistë, të cilët, përveç që E kanë dëmtuar stadiumin, ata e kanë dëmtuar edhe imazhin e futbollit në këtë qytet. “Përgjegjësi për shkatërrimin e sportit në Prizren, ka edhe qeverisja komunale, veçanërisht bordi për menaxhimin e hapësirave sportive, të cilët me vetëdije janë bërë pjesë e shkatërrimit të Stadiumit të Qytetit, për përfitime materiale të njerëzve të caktuar. Sot, stadiumi i qytetit është i shkatërruar tërësisht nga vetë menaxherët e tij, të cilët, ndonëse kishte konflikt interesi, kanë marrë një tender për, gjoja rregullimin e fushës, shtruarjen me barë artificial, e që ekspertët e futbollit në Prizren vlerësojnë se kjo është e dëmshme dhe e paqëndrueshme për futbollin profesionist. Ekspertët e futbollit janë të shqetësuar për këtë investim, i cili po bëhet pa konsultim me profesionistët. Prandaj, komisioni ynë profesional për sport, kërkon urgjentisht që të ndërpriten punimet në këtë investim të gabuar dhe pa perspektivë. Kërkojmë që projekti të rikthehet në debat dhe konsultime me njerëzit profesionistë të kësaj lëmie, nga ku do të merren mendime dhe propozime për investime të qëndrueshme dhe afatgjate në stadiumin e qytetit”, thuhet në reagimin e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport, pranë Bashkimit Demokratik, nënshkruar nga kryetari i këtij komisioni, Ehat Oreshka.
 

Share