• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
GIG - iu premton goranëve asfalt, ujë dhe punësim
e Hënë, 02 Nëntor 2009 00:00

mursel_halili

Iniciativa Qytetare e Gorës (GIG), subjekt ky që u radhit i dyti në mesin e partive nga treva e Gorës së Dragashit, në zgjedhjet lokale të fundit, është duke zhvilluar aktivitete elektorale, me optimizëm se kësaj radhe, do të dalë subjekti më i fuqishëm në këtë trevë. Këtë e thonë krerët e këtij subjekti, në të gjitha takimet që zhvillojnë me qytetarët e vet.
Në takimin me banorët e fshatit Glloboçicë, krerët e GIG-ut janë shprehur se në këto zgjedhje presin më shumë rezultat, duke u bazuar në pjesëmarrjen e qytetarëve në këto takime.
Njëkohësisht, ata përmendin edhe rivalin më kryesor në këtë trevë, koalicionin “Vakat”, për të cilin thanë se, gjatë bashkëqeverisjes me partitë shqiptare, nuk i kanë realizuar premtimet e dhëna. Mursel Halili, kryetar i GIG-ut, ka thënë se në zgjedhjet e nëntorit, do të dalin shumë më të fuqishëm. “Ne nuk japim premtime boshe, siç bëjnë subjektet tjera të kësaj komune. Njëkohësisht, jemi në fazën e evitimit të kërcënimeve që na vijnë nga, e ashtuquajtura ‘Qendër Koordinuese serbe’, në Vraniq, për shkak të së cilës, në zgjedhjet e kaluara kemi humbur rreth 500 vota", u ka thënë glloboçicasve, Halili, për të shtuar se drejtuesi i kësaj qendre, Abdi Alija, manipulon me qytetarët e kësaj treve. “Qëndrimi i Beogradit nuk është i tillë, siç e prezanton ai para popullatës sonë”, ka thënë Halili.
Edhe Deir Jilmazi, delegat i këtij subjekti në KK të Dragashit, ka vlerësuar se ky subjekt do të del më i fuqishëm në zgjedhjet e nëntorit. "Qytetarët nuk janë të kënaqur me punën e improvizuar dhe provizore të qeverisë lokale, e cila është e fokusuar në fushatë, duke i shpenzuar paratë e taksapaguesve, në promovimin e premtimeve të tyre, të cilat zakonisht nuk realizohen”, ka vlerësuar ai, duke shtuar se e tëra kjo është në favor të tyre, të cilin, padyshim se do ta shfrytëzojnë. 
Në këtë takim është bërë fjalë edhe për problemin e arsimit në këtë trevë, e që, sipas tyre, po qe se bëhen pjesë e pushtetit lokal, do të angazhohen maksimalisht rreth tejkalimit të kësaj gjendje në shkollat e Gorës. “Dilni në zgjedhje dhe votoni më të mirët. Nëse dëshironi ndryshime, ato mund t’ua sjellë vetëm GIG-u. Por, këtë mund ta bëj vetëm me votën tuaj”, i ka porositur Halili votuesit nga Glloboçica e Gorës së Dragashit.
Share