• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi po kremton Ditën e Çlirimit!

dita_clirimi_dragashDragash, 15 qershor 2013
- Komuna e Dragashit, sot po kremton Ditën e Çlirimit nga pushtimi shekullor serb. Data 15 qershor, përkujton vitin 1999, kur UÇK-ja dhe forcat ushtarake të NATO-s, larguan pjesëtarët e fundit të ushtrisë dhe policisë serbe nga komuna e Dragashit.
Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit u organizua Akademi solemne, kushtuar kësaj date. Fillimisht kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, i ka përshëndetur të pranishmit, duke iu uruar këtë festë të lavdishme. Ai ka folur edhe për rëndësinë e luftës heroike që bëri UÇK-ja, për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, si dhe për të arriturat që kanë shënuar ndryshime pozitive në këtë komunë, për katërmbëdhjetë vjet në liri. Jenuzi përmendi përmirësimet që janë bërë në infrastrukturën rrugore, kanalizimet, ujësjellësit, të arriturat në arsim, shëndetësi, energjetikë, bujqësi, blegtori, si dhe për promovimin e vlerave të turizmit rural, për të cilat shquhet kjo trevë jugore e Kosovës.
Fjalime përshëndetëse dhe falënderuese, kanë mbajtur edhe përfaqësuesit minoritarë në pushtetin lokal, përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, si dhe përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve nga kjo anë.
Pas Akademisë solemne, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve, në Dragash dhe në fshatin Buçe. Për nder të Ditës së Çlirimit, sot në Mejdan të Opojës është zhvilluar gara e vrapimit të kuajve, ku vendin e parë e zuri kalorësi, Ymret Sinani, nga fshati Bresanë, me kalin e tij, Sateliti. Ndërkaq, të dielën, më 16 qershor, në stadiumin e qytezës së Dragashit organizohet gara e pehlivanëve, e cila për disa vjet nuk është organizuar, por që kryetari i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, e kishte lënë “amanet” për të organizuar çdo vjet këtë garë tradicionale në gjithë Ballkanin.
 

Share