• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shtëpia e Ukshin Hotit – Muze!

shtepia_muze_hotiRahovec, 18 qershor
- Në Krushë të Madhe, komuna e Rahovecit, dje përfundoi faza e parë e punimeve në restaurimin e Shtëpisë Muze të Ukshin Hotit. Në inaugurimin e kësaj faze morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të dëshmorëve, si dhe qytetarë të shumtë. Kryetari i Rahovecit, Smail Latifi, në këtë ceremoni, tha se kjo shtëpi do të jetë me karakter informues për gjeneratat e reja, të cilat do të kenë mundësi të njoftohen me punën dhe angazhimin e Ukshin Hotit.
Hapjen e shtëpisë muze të Ukshin Hotit, e përshëndeti edhe Zyra e Presidencës së Kosovës, si dhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Kjo është vetëm faza e parë e punimeve në këtë shtëpi muze, sepse ka edhe shumë punë që ky projekt të jetë plotësisht funksional. Për këtë, institucionet lokale kanë kërkuar ndihmën e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ky aktivitet në shtëpinë e Ukshin Hotit, u bë në datëlindjen e 70-të të tij, ku në ambientet e saj janë ekspozuar fotografi dhe disa nga mjetet e punës së Ukshin Hotit, që përkujtonin veprimtarinë e tij. Ukshin Hoti është zhdukur, mënjëherë pas lirimit nga Burgu i Dubravës, në maj të vitit 1999. Që atëherë, ende nuk dihet gjë për fatin e tij. Ai i vuajti shumë vjet burg, për shkak të angazhimeve për Kosovën e lirë, me synim bashkimin me Shqipërinë.
 
 
Share