• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
BD-ja në Dragash, e vendosur për fitore!

bd_dragash_fitoreDragash, 18 qershor 2013
- Kryesia e Komitetit të Bashkimi Demokratik në Dragash, në mbledhjen e parë të saj, që kur u shtri edhe në këtë komunë, i ka zgjedhur për nënkryetarë, Fesal Selimin dhe Gazmend Muharremin, si dhe për sekretar organizativ, Gjelbërim Gërdellajn.
Kryetari i Komitetit të BD-së në Dragash, si dhe kandidati për kryetar Komune në zgjedhjet që pritet të organizohen këtë vit, Nexhat Isufi, shpalosi vizionin e tij organizativ, me të cilin synon fitore të sigurt në komunën e Dragashit. Ndër të tjerash, ai tha se Bashkimi Demokratik, si forcë e re politike, është duke u mbështetur nga qytetarët e veçanërisht nga të rinjtë e kësaj komune. “Kjo, për strukturat e Bashkimit Demokratik në Dragash, është një përgjegjësi, që në zgjedhjet lokale të paraqesim program real dhe të pranueshëm për banorët e komunës së Dragashit. Kërkoj nga kryesia, që të formohet një ekip profesional, i cili do të identifikojë nevojat prioritare, për një mirëqenie më të mirë në këtë komunë”, tha Isufi.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, i cili premtoi mbështetje të fuqishme për strukturat e BD-së në Dragash dhe kryetarin e Komitetit. Ai u fokusua tek hallet dhe problemet që kanë qytetarët e Kosovës, në veçanti të Komunës së Dragashit, për të cilët tha se janë lënë pas dore nga institucionet aktuale. Berisha shtoi se Kosova po kalon një krizë të rëndë politike dhe ekonomike, e cila, siç tha, është përgjegjësi e jona dhe e klasës politike në përgjithësi, që të angazhohet për krijimin e kushteve më të mira për jetë, duke u fokusuar me theks të veçantë në zbutjen e papunësisë. “Për fat të keq, të rinjtë, duke mos pasur perspektivë, po largohen nga Kosova. Bashkimi Demokratik është forcë politike, e cila do të mundohet në vazhdimësi të ruaj identitetin e qytetarëve dhe do të angazhohet që qytetarët të ndihen krenarë për vendin e tyre”, tha Berisha.
Kryesia e Komitetit të Bashkimit Demokratik në Dragash bëri edhe planin e veprimit për përgatitjen që të marrë pjesë suksesshëm në zgjedhjet e ardhshme dhe vendosi që, brenda muajt qershor, të mbajë disa takime me qytetarë.
 

Share