• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rriqrat, problem shtetëror në Kosovë!

rriqra_malisheveMalishevë, 22 qershor 2013 - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dje ka vdekur edhe një pacient nga ethet hemorragjike. Viktima është një mashkull 31 vjeçar nga komuna e Malishevës. Lajmi është konfirmuar nga shefi i repartit të infektologjisë në QKUK, Sali Ahmeti. “Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e njërit nga tre pacientët që kanë qenë në gjendje të rëndë. Viktima është nga komuna e Malishevës”, ka thënë dje Ahmeti, sipas të cilit edhe dy pacientët e tjerë, njëri prej tyre fëmijë, janë në gjendje të rëndë shëndetësore. “Të shtrirë i kemi edhe 11 pacientë të tjerë, me ethe hemorragjike, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Sot e kemi pranuar një pacient nga komuna e Klinës, derisa po presim që të na vijnë edhe dy të tjerë nga e njëjta komunë, për të cilët dyshohen se janë infektuar”, tha Ahmeti.
Vetëm këtë vit, në Klinikën Infektive të Prishtinës, janë paraqitur 389 raste, nga të cilat 54 kanë qenë të hospitalizuar. Nga 12 pacientët që ishin shtruar në këtë klinikë, 11 janë nga rajoni i Malishevës, ndërsa një nga komuna e Suharekës. Ndërkaq, dy nga të vdekurit e mëparshëm, kanë qenë nga kjo komunë, ndërsa një tjetër nga komuna e Rahovecit

Alarmohet Malisheva!

Drejtoria komunale për Shëndetësi dhe ajo për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka zhvilluar takim me kryetarët e fshatrave të Malishevës, me qëllim të njoftimit me situatën epidemiologjike dhe masat që duhet të ndërmarrin, për t’i ikur kontaktit me rriqrat dhe formave tjera, të cilat shkaktojnë ethet hemorragjike. Kjo, pasi brenda 10 ditëve kanë vdekur tre persona, vetëm nga kjo komunë. “Fatkeqësisht, ne morëm lajmin se ka vdekur edhe një persona nga komuna jonë, si pasojë e infektimit me ethet hemorragjike. Andaj, ne si Komunë, përmes ju si kryetar të fshatrave, apelojmë që të bëni kujdes të shtuar dhe mos i lejoni, sidomos fëmijët, të kenë kontakte me pjesët e zonave endemike, në mënyrë që t’i ikin thumbimit nga rriqrat”, ka thënë drejtori i drejtorisë komunale për shëndetësi, Skënder Hoti, duke shtuar se ky nuk është problem që i takon vetëm nivelit lokal, por se duhet të trajtohet nga niveli qendror. Hoti përsëriti se Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndihmuar asnjëherë në këtë drejtim, së paku që të ndihmoj financiarisht pushtetin lokal në luftimin e kësaj dukurie. “Komuna ka ndarë 60 mijë euro, është kryer faza e parë e dezinsketimit dhe është duke vazhduar faza e dytë. Kjo është mundësia e vetme e Komunës, që mund të bëj në këtë drejtim. Ministria e Shëndetësisë nuk na ka mbështetur me, as edhe një cent”, tha Hoti, sipas të cilit Komuna është duke e bërë këtë, jashtë kompetencave dhe mundësive të saj, përfshi këtu edhe trajtimin e pacientëve në emergjencën e QKMF-së.

Share