• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nexhat Isufi kërkon besimin e opojanëve!

brezne_bresane_bdDragash, 24 qershor 2013
- Krerët e Bashkimit Demokratik (BD) janë takuar gjatë fundjavës me banorët e fshatrave Bresanë dhe Brezne, dy vendbanime këto më të mëdha në komunën e Dragashit. Përveç kryetarit të Komitetit të BD-së në Dragash, Nexhat Isufi, në këto takime ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha.
Kandidati i BD-së për kryetar të Dragashit, Nexhat Isufi, premtoi se, nëse i besohet mandati, do ta qeverisë më mirë Dragashin. “Bashkimi Demokratik do të bëjë përpjekje që t’i kthejë dinjitetin dhe krenarinë qytetarëve të kësaj komune, e cila është katandisur nga keqqeverisja e partisë në pushtet që po lë gjurmë jo të mira, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi”, tha Isufi, sipas të cilit, në këto dy institucione është i theksuar nepotizmi dhe janë evidentuar shumë shkelje ligjore. “Bashkimit Demokratik do të jetë në shërbim të qytetarit, veçanërisht rinisë, e cila, për fat të keq, me të madhe po largohet nga Kosova”, shtoi Isufi.
Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, para të pranishmëve të këtyre fshatrave, tha se kandidati për kryetar komune nga kjo parti, Nexhat Isufi, duhet të përkrahet që të fitojë në Dragash. “Jam para jush për të mbështetur Nexhat Isufin dhe vizionin e BD-së për këtë komunë. Jam këtu për ta mbështetur vizionin tonë, i cili është më i pranueshëm kundrejt vizioneve të subjekteve tjera politike, të cilat kanë qeverisur keq, që nga paslufta, duke qenë në shërbim të politikave provinciale në Prishtinë, të cilat i kanë nënçmuar kuadrot profesionale dhe politike të komunës së Dragashit, por edhe të mbarë regjionit të Prizrenit”, tha Berisha.
 

Share