• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Një i vdekur dhe dy të plagosur në Landovicë!

aksident_trafiku_landovicePrizren, 25 qershor 2013
- Pak pas mesnate, në magjistralen Prizren - Gjakovë, afër fshatit Landovicë, ka ndodhur një aksident trafiku, me bilancin tragjik, ku një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore. Të lënduarit po kurohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit ndërsa njëri me lëndime serioze është transferuar në QKUK, në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka njoftuar se tre meshkuj të moshës së re, në momentin kritik po lëviznin me një automjet të tipit “Opel Kadet” në drejtim të Gjakovës dhe, nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes, drejtuesi ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes, ku është ndeshur direkt me një xhip të markës “Isuzi”, që po lëvizte nga krahu i kundërt. “Pas përplasjes, automjeti rrokulliset disa herë, por që përfundon në rrugë. Pas hetimeve fillestare, bëhet me dije se automjeti ‘Opel Kadet’ ishte paraqitur si i vjedhur, më datën 17 qershor, në Policinë e Gjakovës. Ndërkaq, targat nuk i përkisnin veturës ‘Opel Kadet’ por një veture tjetër të tipit ‘Wolkswagen’. Hetimet e mëtutjeshme do të zbardhin gjithë këtë ngjarje”, ka thënë Berisha, duke shtuar se gjatë hetimeve të mëtutjeshme, është bërë e ditur se, tre të dyshuarit e kishin mbushur me karburant veturën e vjedhur në një pompë të derivateve, në lagjen Arbana të Prizrenit, dhe kishin ikur pa paguar.
Sipas Bazës së të Dhënave të Policisë, të dyshuarit kanë mbi dhjetë raste kriminale në ngarkim. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur tri thika patentë. Dy të dyshuarit dhe personi, i cili ka humbur jetën në këtë aksident, ndodheshin në veturën e vjedhur dhe janë nga komuna e Gjakovës.
 

Share