• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mos luani me arsimin, porosit LDK-ja!

arsimi_dragash_ldkDragash, 26 shtator 2013 - Kryesia e degës së LDK’së në Dragash, thotë se po e ndjek me vëmendje shpalljen e konkursit për drejtorë të shkollave fillore dhe asaj të mesme në komunën e Dragashit. Kryetari i degës, i cili tashmë është edhekandidat për kryetar të Komunës, nga LDK’ja, Fatmir Mehmeti, tha për Radio SHARRI’n se konkursi i shpallur më 29 maj dhe më pas anulimi i tij, duket se ka marrë ngjyrime politike. “Anulimi për, gjoja mospërmbushjen e kriterit të përfshirjes së komunitetit gorano-boshnjak, nuk qëndron. E vërteta është se ky konkurs po përcillet me parregullsi, të cilat kanë bërë që në shkollën fillore ‘Shaban Shabani’ në Llopushnik dhe në shkollën e mesme ‘Ruzhdi Berisha’ në Dragash, të mos konkurrojë asnjë kandidat. Konstatoj se ky proces në thelb ngërthen shkelje, për faktin se në shkollën fillore ‘Samidin Emini’ të fshatit Kuk, nuk është hapur fare konkurs edhe pse kjo shkollë, tash e katër vjet drejtohet nga një ushtrues detyre. Duket se pushtetarët e kanë vështirë të gjejnë njerëz të idealeve të tyre, prandaj edhe i japin ‘Time Out’ vetes, për të hulumtuar personin adekuat për ta, gjatë kohës sa është anuluar konkursi”, tha Mehmeti, duke vlerësuar se këto fakte po e lëndojnë edhe më shumë procesin arsimor në Dragash, i cili, sipas tij, tashmë është i lënduar dhe i ngulfatur nga njerëzit pa rezon arsimor. “Ne e kemi thënë edhe në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e cila ishte thirrur nga këshilltarët e subjektit tonë politik, se pushteti lokal po eksperimenton me kategorinë elite të shoqërisë, arsimtarët dhe me të ardhmen e shoqërisë, që janë rinia dhe nxënësit”, ka thënë Mehmeti, duke i bërë thirrje pushtetarëve për menaxhim me përgjegjësi të situatës në arsim. “Përndryshe, kjo situatë e keqe do të përshkallëzohet skajshmërisht”, ka thënë Mehmeti, në një prononcim për Radio SHARRI’n.


Share