• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Berisha: Prizreni po qeveriset nga vasalët!

zafir_berisha_bashkimiPrizren, 26 qershor 2013
- Kryetari i BD’së, Zafir Berisha, akuzoi sot pushtetin e Prizrenit për, siç tha, krim të organizuar, korrupsion dhe nepotizëm. Ai tha se krimi dhe korrupsioni po e dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës Evropiane dhe se kriza ekonomike, politike dhe sociale, që sipas tij e ka përfshirë vendin, po bëhet gjithnjë e më e papranueshme dhe tepër shqetësuese për qytetarët dhe imazhin e Kosovës. ”Qeveria komunale e Prizrenit, tashmë e dëshmuar si qeveri e vasalëve dhe e butakëve, është vënë në shërbim të politikave provinciale dhe mafioze, e cila çdo ditë e më tepër po e dëmton rëndë imazhin e qytetit të Prizrenit, si dhe po e dëmton funksionimin demokratik të institucioneve, të cilat i ka vënë në shërbim të njerëzve të papërgjegjshëm që, çdo ditë, duke i shkelur ligjet në fuqi, pasurohen në kurriz të popullit”, tha Berisha, sipas së cilit investimet e shumta dhe pa kriter kanë filluar me të madhe në shërbimet publike në Komunën e Prizrenit. “Këto investime janë fushatë mashtruese, me qëllim të manipulimit me qytetarët, pasi pritet që së shpejti të mbahen zgjedhjet lokale. Publikisht themi se, të gjitha investimet po bëhen në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit”, tha Berisha.
Bashkimit Demokratik, sipas Berishës, pas marrjes së pushtetit, do t’i analizojë të gjitha këto shkelje dhe se përgjegjësit e shkeljes së Ligjit të Prokurimit dhe keqpërdoruesit e parasë publike, do të përballen me drejtësinë. “Arsimi dhe Shëndetësia, vazhdojnë të mbesin kampion i shkeljeve ligjore dhe kampion për nivelin e ulët të shërbimeve. Në këta sektorë, për shkak se menaxhohen nga njerëz të paaftë dhe të afërt me politikën korruptive, mësimi nëpër shkolla është i nivelit më të ulët se në kohën kur nxënësit zhvilluan mësimin nëpër shtëpi-shkolla”, tha Berisha, duke shtuar se punësimi në arsim i njerëzve pa kualifikime adekuate dhe të afërt me pushtetin, e kanë bërë shqetësuese nivelin e cilësisë në këtë fushë. “Gjendja nuk është aspak e kënaqur edhe në shëndetësi, ku dëshmon pranimi i fundit i punëtorëve, me ç’rast janë punësuar njerëz të afërt me vijat kriminale të pushtetit, të cilët, natyrisht se do t’i shërbejnë politikës destruktive dhe vijave politike, të cilët, në kontrollin sistematik që kanë ndodhur me nxënësit nëpër shkolla, nuk kanë vizituar nxënësit e fshatit Struzhë, për shkak se në atë fshat kanë llogaritur që nuk kanë shumë vota për partinë e tyre”, tha Berisha.
 

Share