• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Maturantët e Dragashit, shembull në Kosovë!

maturant_matura_shteteroreDragash, 28 shtator 2013 - Maturantët ë shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, në testin e maturës shtetërore kanë dëshmuar se janë nxënësit më të mirë në Kosovë, të paktën për nga arritshmëria në mësime. Ky është vlerësimi i të parit të Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, i cili me krenari ia ka kumtuar gazetarit të Radio SHARRI’t rezultatet e testit, sipas të cilave, afër 90 përqind e maturantëve e kanë kaluar këtë test me sukses. Sipas Ramadanit, asnjë shkollë nuk e ka shënuar këtë arritshmëri. “Nga 251 maturantë që i janë nënshtruar testit, 222 prej tyre e kanë kaluar suksesshëm, që në përqindje i bie, 88.44%. Ky rezultat më bën të ndihem krenar, për faktin se nuk është gjendja në arsimin e Dragashit, ashtu siç mundohen ta pasqyrojnë politikanët opozitarë, me synim përfitim votash në zgjedhjet që pritet të zhvillohen këtë vjeshtë”, ka thënë Ramadani, duke specifikuar se, gjimnazi i përgjithshëm ka kaluar edhe më mirë. “Shumë më mirë. Testi është kaluar 100% dhe nuk ka ku shkon më mirë. Prandaj, është për tu mburrur me këtë rezultat”, ka shtuar Hajri Ramadani, drejtor i Arsimit në Komunën e Dragashit.
Kryesia e degës së LDK’së në Dragash, ditë më parë ka thënë se arsimi në Dragash ndodhet në shkallën më të ulët dhe rrezikon, siç janë shprehur, të degradohet tërësisht. Kryetari i degës, i cili tashmë është edhe kandidat për kryetar të Komunës, Fatmir Mehmeti, i ka bërë thirrje pushtetarëve për menaxhim me përgjegjësi të situatës në arsim. Përndryshe, sipas tij, kjo situatë e keqe do të përshkallëzohet skajshmërisht. ”Pushteti lokal po eksperimenton me kategorinë elite të shoqërisë, arsimtarët dhe me të ardhmen e shoqërisë, që janë rinia dhe nxënësit”, ka thënë Mehmeti, në një prononcim për Radio SHARRI’n.


Share