• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK - akuzon PDK-në për mosrespektim të fushatës fer!
e Hënë, 02 Nëntor 2009 00:21

ldk
Shtabi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Dragash, reagon ndaj grisjes së posterëve të saj nga partitë rivale. Ata akuzojnë anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), jo vetëm për grisje të posterëve, por edhe për shkelje të tjera.
Në një komunikatë për media nga Shtabit Zgjedhor i LDK-së në Dragash, thuhet se, sipas informatave që iu arrijnë nga terreni, fushata parazgjedhore po lëviz drejt acarimit dhe eskalimit të situatës, gjë që shprehet me forma të ndryshme, e qe, sipas tyre, kjo nuk i kontribuon stabilitetit dhe respektimit të ligjit për zgjedhjet.
LDK, përmes një komunikate, radhit disa raste që, sipas tyre, e rëndojnë fushatën parazgjedhore në Dragash, si shqyerjet dhe përdhosjet e posterëve të personaliteteve të kësaj partie, në Dragash, Bellobrad, Brrut, Bresanë, Zaplluxhe etj.
Në Zaplluxhe, sipas kësaj komunikate, kandidati i PDK-së për delegat, ka penguar vendosjen e pllakateve të LDK-së nëpër vendet publike, me pretekst se PDK-ja ende nuk i ka marrë ato, dhe se kjo do të shpinte deri tek konflikti brenda banorëve të fshatit.
Sipas LDK-së, kanë pasuar edhe kërcënime përmes telefonave, nga kandidatë të PDK-së, drejtuar simpatizantëve dhe personave autoritarë të LDK-së.
Kjo parti thotë se në fushatë vërehet se PDK-ja shfrytëzon makinat zyrtare, madje vetë kryeministri dhe ministrat, me stafet e tyre, kanë qenë në Komunën e Dragashit tri herë, për gjysmë muaji, duke dhënë premtime megalomane për investime në këtë komunë, në këmbim të votës për PDK-në.
Më herët, Shtabi Zgjedhor i LDK-së ka reaguar edhe ndaj shpalljes së konkursit për drejtor të shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, për të cilin konkurs kanë thënë se është shpallur, duke i shkelur të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi, që kanë të bëjnë me konkurset.  
Share