• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dridhet Restelica me rrethinë!

termet_restelica_tetovaDragash, 29 qershor 2013
- Një termet me fuqi prej 4 shkallësh të Rihterit, mëngjesin e sotëm e ka dridhur jugun e Kosovës, një pjesë të Shqipërisë dhe një pjesë të Maqedonisë. Tërmeti është ndier mëngjesin e hershëm, rreth orës 03:40. Mësohet se epiqendra e tij ka qenë në trevën e Gorës, rreth 20 kilometra në jug të Dragashit, afër fshatit Restelicë.
Aparatet e Observatorit sizmologjik, pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, kanë regjistruar dridhje të tokës në Tetovë dhe rrethinë. Sipas këtij institucioni epiqendra e kësaj lëkundjeje ka qenë në rajonin e Maleve të Sharrit. Ata nuk kanë mundur të specifikojnë saktësisht epiqendrën, por mësohet se ajo ishte në dy pika, njëra në territorin e Maqedonisë dhe tjetra brenda territorit të Kosovës, saktësisht, në afërsi të fshatit Restelicë. Nuk është njoftuar për dëme materiale, por shqetësimi nga banorët e Restelicës, të cilët e kanë ndier këtë lëkundje, ka qenë tejet i madh. Kjo për faktin se ky fshat ka pësuar një katastrofë natyrore, në të cilën jetën kanë humbur 10 persona nga orteku i borës dhe, ende kanë mbetur pasojat e tij në mendjet e këtyre banorëve.



Share