• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Takohen në Zagreb, Rama e Thaçi!
e Shtunë, 29 Qershor 2013 20:23

rama_thaci_zagrebZagreb, 29 qershor 2013
- Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili do të jetë edhe kryeministër, sipas rezultateve të dala nga zgjedhjet e 23 qershorit, Edi Rama, me të mbërritur në Zagreb, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit e ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e fundit, ndërsa është folur edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nga ana tjetër, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar kryeministrin Thaçi për nisjen e bisedimeve për MSA-në me BE-në.
Lajmin për këtë takim e ka postuar vetë Rama në profilin e tij në Tweeter, ndërkohë që edhe Taulant Balla, është fotografuar me kryeministrin e Kosovës dhe menjëherë e ka lansuar foton në profilin e tij në facebook. “Sapo mbërritëm me Edi Ramën në Zagreb. Sigurisht, takimin e parë e bëmë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin”, ka shkruar Balla në profilin e tij.
Në këtë takim, dy liderët vlerësuan se integrimi evropian, duke marrë si shembull Kroacinë, është e vetmja rrugë për rajonin. Kroacia përfundon rrugën e gjatë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me të drejta të plota, më 1 korrik. Që nga kjo datë, Kroacia është vendi i 28 që i bashkohen Brukselit.



Share