• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga sot, Viza për të hyrë në Kosovë!
e Hënë, 01 Korrik 2013 20:46

viza_kosovare_ganaPrishtinë, 01 korrik 2013
- Nga sot ka nisur regjimi i vizave për hyrje në Republikën e Kosovës, për shtetasit e 87 vendeve të botës, të cilat nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, përjashtuar pesë shtetet e BE-së, ani pse nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Regjimi i vizave për këto shtete, vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili a hyrë në fuqi dhe do të jetë i plotfuqishëm, deri në fillim të vitit 2014. Qytetarët e këtyre 87 shteteve do të mundë të pajisen me viza në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Stamboll të Turqisë, ndërsa për vizat emergjente, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas vendimit, llojet e vizave dhe shumat që do të paguhen për to janë të ndryshme; Viza hyrëse - 40 euro, Viza transite - 30 euro, Viza transite ajrore - 25 euro dhe Viza afatgjate - 50 euro.
Me të hyrë në fuqi ky ligj, një shtetasi i Ganës, ishte i pari që u pajis me vizën kosovare, në një ceremoni të dhënies së vizës së parë të Republikës së Kosovës, që është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxha, në këtë ceremoni tha se vendosja e regjimit të vizave, do të mbrojë Republikën e Kosovës nga lëvizjet e paligjshme të shtetasve të huaj, trafikimin me njerëz dhe nga migracioni ilegal. “Tani hapet mundësia për shtetasit e huaj që ta vizitojnë Kosovën për qëllime turistike, arsimore, biznesi etj. Po ashtu, kjo është përmbushje e një kriteri të Bashkimit Evropian, i cili është parakusht për procesin e liberalizmit të vizave. Personi i parë në botë që është pajisur me vizën kosovare, është shtetasi i Ganës, Edem Adzogenu. Ai do të hyjë në historinë e Kosovës, si shtetasi i parë i huaj që u pajis me vizën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.



Share