• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
PDK - i kundërpërgjigjet akuzave të LDK-së!
e Hënë, 02 Nëntor 2009 01:04

pdk
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Dragash, përmes një komunikate për media, ka reaguar ndaj akuzave të LDK-së, në adresë të saj.
Në komunikatë thuhet se PDK-ja angazhohet për një klimë tolerante dhe mirëkuptimi, si dhe fushatë të qetë e dinjitoze, por, në përpjekje që të ruajë këto vlera, ajo është e obliguar që të mos hesht ndaj sulmeve dhe shpifjeve të ulëta, nga kreu i LDK-së në Dragash dhe Shtabi i saj zgjedhor, të cilët, sipas PDK-së, dëshirojnë të fitojnë votën, duke inskenuar rolin e viktimës. “Pikërisht LDK-ja e filloi fushatën me sulme, por ne nuk reaguam, përderisa vërejtëm se ato nuk do të ndalen. Kjo, sepse ata nuk kanë çfarë të shpalosin, si vlerë para elektoratit, sepse ishin në pushtet shtatë vjet me radhë”, thuhet në këtë komunikatë.
Më tej, theksohet në komunikatë, kryetari i LDK-së, njëherësh dhe kandidat për kryetar komune, Halim Shemsidini, pas debatit në emisionin “Jeta në Kosovë”, i është kërcënuar me likuidim kryetarit të PDK-së dhe kandidat për kryetar komune, Salim Jenuzit, ndërkaq më pas janë shpërndarë pamflete, pa logo, në të cilat, me çdo kusht tentohet tensionimi i situatës dhe, së fundmi, Shtabi Zgjedhor i LDK-së del me reagim tendencioz në gazetën “Zëri”, me plotë shpifje dhe akuza. “E tëra kjo, ka ngjyrime komuniste, si këtu e dhjetë vjet më parë, duke luajtur kështu përrallën ‘Ujku dhe qengji’, e cila tashmë zbehet para investimeve tona të mëdha, që kanë prekur çdo vendbanim dhe lagje, e që janë tri herë më të mëdha se ato gjatë qeverisjes së tyre shtatëvjeçare”, theksohet në komunikatën e PDK-së, duke shtuar se kjo parti ndjenë keqardhje për oponentin e tyre politik, i cili, sipas PDK-së, ka humbur me fakte të improvizuara, në stilin: “Sulmi është mbrojtja më e mirë”.
Sipas komunikatës së PDK-së, LDK-ja vazhdon me shpifje, edhe në fshatin Zaplluxhe, prej nga vjen kandidati i tyre për kryetar komune. “Kjo, sepse kandidati i PDK-së për këshilltar, me autoritetin e tij, po e sfidon bindshëm LDK-në në këto zgjedhje, prandaj LDK-ja do që ta njollosë me insinuata të paqena. Për fushatën tonë, se gjoja po e bëjmë me makina zyrtare, nuk mund të thuhet se është e vërtetë. Por, edhe kjo është pjellë dhe supozim i tyre, që buron nga fakti se, vetë ata kanë bërë një gjë të tillë, kur ishin në pushtet. Ftojmë krerët e LDK-së, për përdorim të mjeteve demokratike, fushatë të denjë dhe tolerante, pa inskenime, ngase, vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara”, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së në Dragash.
Share