• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
ATRC për zhvillim të qëndrueshëm energjetik!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 05 Korrik 2013 09:44

atrc_tryeza_investimetPrishtinë, 05 korrik 2013 - Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), të mërkurën organizoi tryezën e rrumbullakët, në të cilën u diskutua për investimet e Institucioneve Ndërkombëtare Financiare, për një zhvillim të qëndrueshëm energjetik në Kosovë. Sipas organizatorit, qëllimi i tryezës ishte që të diskutohet rreth investimeve financiare ndërkombëtare, në sektorin e energjisë në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë tryezë u prezantua edhe raporti “Investim i nxituar-pendim në kohën e lirë”, i përgatitur nga rrjeti i organizatave të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor; Rrjeti për Ndryshimin e Evropës Juglindore. Ky Raport konstaton se investimet e Institucioneve Ndërkombëtare Financiare (INF-të), në lëndë djegëse fosile, në shtetet e Ballkanit Perëndimor po pengon përafrimin e standardeve energjetike të shteteve të rajonit me kërkesat e BE-së. Raporti zbulon se bankat evropiane për Zhvillim, janë duke shpenzuar 32 herë më shumë në lëndë djegëse fosile sesa në burime të ripërtërishme të energjisë, të cilat nuk janë të lidhura me hidro-energji. Ky fakt dhe faktet të tjera si këto, sipas ATRC-së, dëshmojnë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke ecur në drejtim të kundërt, nga qëllimet e BE-së mbi ndryshimet klimatike për vitet 2020 - 2050. “Që nga viti 2006 e deri në vitin 2012, EBRD, EIB, Banka Botërore dhe EU-IPA, kanë investuar 1.68 miliardë euro në infrastrukturë të energjisë në Ballkanin Perëndimor, kurse në Kosovë, investimet e vlerësuara në euro janë:
• Në Dhjetor të vitit 2012, Kosova përfitoi një projekt, me vlerë rreth 12 milion euro nga EBRD, për përmirësimin e efektshmërisë së energjisë në ekonomitë familjare.
• Që nga viti 2007, IPA ka ofruar 34.4 milion euro për projekte të infrastrukturës, si shtesë për disa projekte të ndërtimit të kapaciteteve.
• Banka Botërore u përfshi në sektorin e energjisë në Kosovë, që nga viti 2006, kur edhe filloi projekti i ndihmës teknike për përgatitjen e një centrali të ri energjie me linjit, për të zëvendësuar centralin Kosova A dhe minierën përcjellëse të linjitit.
• Konsiderohet si rrezik i pjesshëm garantimi i 50 milion USD, për ndërtimin e centralit 600 MW Kosova e Re, përderisa  pritet që Institucionet Financiare Ndërkombëtare, të japin hua”, thuhet në Raport.
ATRC-ja dhe Rrjeti rajonal i organizatave joqeveritare; “Rrjeti për Ndryshimin e Evropës Juglindore”, bëjnë thirrje për një ndalim të investimeve publike ndërkombëtare, në lëndët djegëse fosile dhe rritjen e përpjekjeve mbi prodhimin e energjisë alternative në njërën anë, zvogëlimin ose eliminimin e humbjeve teknike dhe komerciale (me rreth 37%), si dhe bëjnë thirrje për kursimin e energjisë elektrike. Kjo tryezë mblodhi ekspertë, përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucionet qeveritare, për të diskutuar problemet specifike dhe metodat për të zgjidhur këto probleme, për të përmirësuar zhvillimin e qëndrueshëm energjetik në Kosovë. Tryeza u përcoll me diskutim të hapur, që kishte për qëllim identifikimin e çështjeve që zgjojnë vëmendje nga institucionet qeveritare dhe shoqëria civile. Çështjet e identifikuara do të diskutohen pas tryezës së rrumbullakët, në raportin që do të përpilohet në bazë të rekomandimeve që u nxorën gjatë kësaj tryeze.




Share