• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nordikët: Kosova është Serbi!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 05 Korrik 2013 20:14

flamuri_kosova_serbiaStokholm, 05 korrik 2013
- Disa anëtarë të organizatës suedeze "Rinia nordike", kanë tentuar në ditën e “Vidovdanit”, që ta largojnë flamurin e Kosovës nga përfaqësia diplomatike në Stokholm, duke synuar zëvendësimin e tij me flamurin serb.
Një përfaqësues i kësaj organizate është fotografuar, teksa po ngjitej me shkallë në jarbolin, ku valonte flamuri i Kosovës, duke e larguar këtë të fundit, për ta zëvendësuar me flamurin e Serbisë.
Përfaqësuesit e kësaj organizate, përmes rrjetit të tyre në Facebook, kanë njoftuar se, gjatë këtij aksioni, janë arrestuar tre anëtarë të tyre, pak pasi kanë publikuar fotografinë e këtij veprimi në rrjetin social. "Gjithmonë do të jemi pranë vëllezërve tanë, kudo në Evropë. Një ditë, Kosova sërish do të jetë e Serbisë, ndërsa Evropa sërish do të jetë e evropianëve", kanë shkruar anëtarët e kësaj organizate, nën fotografinë e tyrë në Facebook.


Share