Nordikët: Kosova është Serbi! |
e Premte, 05 Korrik 2013 20:14 |
Stokholm, 05 korrik 2013 - Disa anëtarë të organizatës suedeze "Rinia nordike", kanë tentuar në ditën e “Vidovdanit”, që ta largojnë flamurin e Kosovës nga përfaqësia diplomatike në Stokholm, duke synuar zëvendësimin e tij me flamurin serb.
Një përfaqësues i kësaj organizate është fotografuar, teksa po ngjitej me shkallë në jarbolin, ku valonte flamuri i Kosovës, duke e larguar këtë të fundit, për ta zëvendësuar me flamurin e Serbisë.
Përfaqësuesit e kësaj organizate, përmes rrjetit të tyre në Facebook, kanë njoftuar se, gjatë këtij aksioni, janë arrestuar tre anëtarë të tyre, pak pasi kanë publikuar fotografinë e këtij veprimi në rrjetin social. "Gjithmonë do të jemi pranë vëllezërve tanë, kudo në Evropë. Një ditë, Kosova sërish do të jetë e Serbisë, ndërsa Evropa sërish do të jetë e evropianëve", kanë shkruar anëtarët e kësaj organizate, nën fotografinë e tyrë në Facebook.
|