• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rahovec: Breshëri dëmtoi bujqit!

bresheri_rahovecRahovec, 05 korrik 2013
- Rrebeshi i furishëm i shiut të mbrëmshëm, i cili u përcoll edhe me stuhi e breshër, ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në rajonin e Anadrinisë. Mësohet se mbi 150 hektarë me speca, misër dhe kultura të tjera bujqësore në këtë rajon, janë dëmtuar krejtësisht. Ibrahim Morina, njëri nga fermerët e vyeshëm nga Ratkoci, për 10 ditë do të dilte në treg me frytet e përfituar nga dy hektarët që kishte mbjellë me speca. Mirëpo, kjo stuhi ia ka dëmtuar krejtësisht, jo vetëm këtë kulturë, por edhe të gjitha kulturat tjera në sipërfaqen prej katër hektarësh që e kishte marrë me qesim, në Marmull të Gjakovës.
Njëjtë, si Ibrahim Morina, kanë pësuar edhe fermerët tjerë të Anadrinisë. Drejtori për Bujqësi në Komunën e Rahovecit, Artan Zenuni, ka thënë sot se Drejtoria ka ngritur një komision për vlerësimin e dëmit të shkaktuar, për të nxjerrë edhe koston e këtyre dëmeve. Sipas zyrtarëve të Komunës së Rahovecit, sipërfaqja e prekur nga breshëri është mbi 150 hektarë, ndërsa vlera e dëmeve do të bëhet e ditur të hënën, pasi Komisioni për vlerësimin e dëmeve, të raportoj në mbledhjen e qeverisë komunale. Duke u bazuar në përvojat nga vitet e kaluara, fermerët janë shprehur skeptik, nëse do t’iu kompensohet këtë vit dëmi që kanë pësuar kulturat e tyre bujqësore.



Share