• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hoti: LDK-ja t’i harrojë votat e hasjanëve!

pdk_rogove_hasRogovë, 10 korrik 2013 - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Has, është shprehur e revoltuar me qëndrimin e LDK-së, rreth formimit të Komunave në këtë rajon. Kryetari i Degës së PDK-së në Rogovë, Ramadan Hoti, tha se banorët e Hasit e në veçanti anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë të indinjuar me sjelljen dhe deklarimin e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri, i cili, në mbledhjen e fundit foli rreth formimit të Komunave në këtë trevë. “Ai, në mënyrën më poshtëruese për popullin e Hasit, u deklaruara kundër vullnetit të banorëve të kësaj ane, në lidhje me miratimin e Ligjit për formimin e dy komunave, me seli në Rogovë dhe në Gjonaj. E shohim të udhës që ta bëjmë publike kërkesën tonë të vazhdueshme për Komunën e Hasit, për të cilën kërkesë vazhdimisht na është premtuar nga të gjitha subjektet politike, pa përjashtim, por që asnjëherë në të kaluarën, ata të cilët sot po e kundërshtojnë një vendim të tillë, nuk e panë të udhës ta bëjnë realitet dëshirën dhe vullnetin e popullit të Hasit. Këtë kërkesë e bëri realitet kryeministri aktual, Hashim Thaçi. Partitë tjera që na premtuan, jo vetëm se nuk e përkrahën këtë vendim, por me cinizëm të pashoq e denoncuan vendimin e Qeverisë së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese. Kjo, sepse LDK-ja nuk pati guxim ta pranojë një realitet historik. LDK-ja nuk e bëri këtë veprim, ndonëse vetë i kishte premtuar popullit të Hasit, përmes ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziu”, është shprehur Hoti, përmes një komunikate për media, ku i drejtohet direkt, Ismet Beqirit, duke e paralajmëruar që ta harrojë votën e hasjanëve. “I nderuari, Ismet Beqiri, me bashkëpunëtorët tuaj, me çfarë të drejte do të kërkoni votën e hasjanëve, kur ju dilni haptazi kundër vullnetit dhe kërkesës sublime të tyre?. Hasi ka dhënë burrështetas, që e nderuan kombin në të gjitha sferat e jetës. Hasi ka dhënë kontribut edhe në luftë edhe në traditën e shtetformimit. Nga Hasi është figura e madhe e kombit, Skënderbeu, pastaj themeluesi i gjuhës, Pjetër Bogdani, dhe së fundmi, Hasi ishte porta e lirisë së Kosovës. Prandaj, nuk e kemi merituar ne, si hasjanë, një përbuzje dhe një pengim të zhvillimit të kësaj treve”, shkruan më tej Hoti, duke u shprehur se qëllimin e kësaj pengese mund ta imagjinojë. “E dimë se ju i keni bërë llogaritë, me gjuhën e votave. Por, populli i Hasit, më në fund do ta kuptojë dhe pamëshirshëm do t’i ndëshkojë të gjithë ata që u përpoqën ta ndalojnë bërjen realitet të Komunave në Has. Hasi ka qenë dhe do të mbetet djep i kulturës sonë kombëtare. Prandaj, të gjithë ata që e ngrenë gishtin kundër kësaj treve, të mendojnë se janë duke e ngritur gishtin kundër vetvetes”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Rogovë, Ramadan Hoti.



Share