• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 12.07.2013
e Premte, 12 Korrik 2013 18:56


Prishtinë
- Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në një takim pune kryeministrin, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi. Në takim u trajtuan çështjet aktuale, të përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës, dhe agjenda euroatlantike e vendit, si dhe u diskutua për çështjet konkrete të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Sipas një komunikate nga Departamenti për informim i Zyrës së kryetares, në këtë takim u trajtuan edhe disa aspekte që ndërlidhen me funksionimin e shtetit në gjithë territorin e vendit dhe për angazhimin e misioneve ndërkombëtare që po ndihmojnë institucionet e Kosovës.
Prishtinë - Misioni i USAID-it në Kosovë do të ofrojë ndihmën e SHBA-ve për Kuvendin e Kosovës, partitë politike dhe për qeverisjen e mirë, në saje të një marrëveshje që u nënshkrua sot në Prishtinë. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefja e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket.
Fushat programore që mbulohen me këtë marrëveshja janë: “Sundimi efektiv i ligjit”, “Baza makroekonomike për zhvillim”, ” Përmirësimi i ambientit afarist”, “Bujqësia”, “Lehtësimi i kredive dhe ndërmjetësimi financiar”, “Rinia, punësimi dhe pjesëmarrja”, ”Lidershipi transformues”, ” Zbutja e konfliktit”, “Energjia”, “Qeverisja e mirë“, ”Asistenca për Kuvendin” dhe “Mbështetja programore”.
Prishtinë - Kuvendi i Kosovës miratoi sot, në parim, Projektligjin për sistemin e lejeve dhe licencave, i cili ka për qëllim rregullimin e veprimtarive private dhe publike, në mënyrë që të kufizojë rregullimin në atë që është e domosdoshme për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë publike, mjedisin dhe përdorimin e resurseve natyrore.
Gjatë kësaj seance u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. Po ashtu, u miratua edhe raporti vjetori i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2012 dhe raporti i Komisionit për Zhvillimin Ekonomik, Infrastrukturën, Tregtinë dhe Industrinë për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për masat mbrojtëse në importe. Pëlqimin e deputetëve, e mori edhe Raporti vjetori i performacës, me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2012.
Bruksel - Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, në takimin joformal të shteteve të rajonit për zhvillimin rural në BE, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të përballen më mungesën e investimeve në zonat e thella rurale dhe me largimin e të rinjve nga këto zona. Stavileci, i cili aty ishte edhe në cilësinë e kryesuesit të Presidencës së Grupit Punues të Përhershëm për Zhvillim Rural Rajonal në Evropën Juglindore, ka theksuar se, për t’i evituar këto probleme dhe për ta nxitur zhvillimin ekonomik rural, vendet e rajonit duhet të rrisin bashkëpunimin dhe të koordinojnë programet e tyre bujqësore.
Prishtinë - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka kërkuar të ndalet procesi i krijimit të Komunave të reja, në mënyrë që të zhvillohen dhe zbatohen kriteret objektive. Duke bërë fjalë për kriteret që duhet të vendosen për krijimin e Komunave të reja, D4D ka kërkuar që të krijohet një grup punues dhe pastaj të iniciohet debat i hapur për kriteret që duhet të ketë një zonë, për tu bërë Komunë. Sipas D4D, derisa të vendosen kritere konkrete, Qeveria nuk duhet të marrë vendim për krijimin e Komunave të reja, ndërkohë që partive politike, kjo organizatë iu bën thirrje të mos japin premtime populiste.
Prishtinë - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), ka thënë se në mungesë të një shprese për ditë më të mira, qytetarët e Kosovës ia kanë mësyrë rrugëve ilegale për të kaluar në shtetet e perëndimit. Kjo parti ka akuzuar sot qeverinë, se viteve të fundit nuk ka bërë asnjë hap me rëndësi, në zbutjen e papunësisë, krijimin e një klime me të shëndoshë shoqërore dhe luftimin e dukurive devijuese.
Sipas një njoftimi nga kjo parti, lajmi për braktisjen e Kosovës është një sinjal shumë i dëmshëm dhe ogurzi për qytetarët që kanë sakrifikuar çdo gjë për lirinë e tyre dhe tani, në kushte të lirisë dhe shtetit për të cilin kanë luftuar, e braktisin vendin.



Share