• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vrasje në Malishevë, autori në arrest!

vrasje_malisheveMalishevë, 15 korrik 2013
- Një person është vrarë me pushkë automatike, mbrëmë në qendër të Malishevës. Policia ende nuk ka mësuar për motivet që kanë nxitur këtë veprim, por ka konfirmuar vdekjen e viktimës dhe arrestimin e kryesit të kësaj vepre. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Viktima ka ndërruar jetë, një orë pasi është qëlluar me armë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. Autori i krimit ka përfunduar në pranga, ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një AK-47, me 15 copë fishek të kalibrit 7.62 milimetra”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurbardh (Carravranë) të Malishevës dhe se, sipas hetimeve fillestare, dyshohet se personi (E. K.) kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, ku kishte shtënë mbi të me kallashnikov. “Më pas, ai është larguar nga aty, për tu dorëzuar në Policinë e Malishevës, duke marrë me vete armën, AK-47 me 15 fishekë”, ka thënë Berisha. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer hetimet, për të kuptuar rrethanat që kanë çuar deri tek kjo vrasje. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit për këtë vrasje i është shqiptuar masa e ndalimit.



Share