• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dhia e harruar, zbulon hajnat nga Shqipëria!

dhia_hajnat_korishaPrizren, 15 korrik 2013 - Një vjedhje bagëtish është raportuar sot nga Policia e Prizrenit, e cila kishte ndodhur në fshatin Korishë, ku hajdutët janë identifikuar si shtetas të Shqipërisë. Policia ishte njoftuar për vjedhjen, rreth mesnatës, ku pronari i një ferme në këtë fshat iu kishte dhënë të gjitha informacionet, pasi policia kishte reaguar shpejtë, duke dalë në vendngjarje. Pas informatave që janë marrë nga pronari, policia ka ngritur një pistë hetimi, e cila ka rezultuar e saktë. Shumë shpejtë janë identifikuar autorët e vjedhjes, dy prej të cilëve janë arrestuar në afërsi të doganës, në Vërmicë. “Hetimet kanë rezultuar se vepra është kryer nga tre shtetas të Shqipërisë, njëri prej të cilëve i punësuar në të njëjtën fermë, ku janë vjedhur 20 dhi. Ato ishin ngarkuar në një kamionetë me targa të Kosovës dhe po barteshin drejtë kufirit. Patrulla policore e ka ndaluar automjetin, për të cilin dyshohej se po shfrytëzohej për këtë qëllim. Gjatë kontrollimit, ishte gjetur vetëm një dhi, e cila ishte harruar brenda nga hajdutët, mbase nuk ishte vërejtur për shkak të errësirës. Ndërkaq, dhitë tjera ishin zbritur nga automjeti, për tu përcjellë kontrabandë nëpër rrugët malore, në drejtim të fshatrave të Kukësit”, ka njoftuar Berisha, duke shtuar se në kamionetë është kapur bariu që punonte për këtë fermë në Korishë, si dhe një i dyshuar tjetër. Ndërsa, personi i tretë që po i përcillte dhitë drejtë Shqipërisë, nëpër rrugët malore, ende nuk është kapur. Policia po i mban dy të arrestuarit, nga të cilët do të mësohet edhe për personin e tretë, i cili është larguar me dhitë e vjedhura.


Share