• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Jo, grumbullim të të hollave nga nxënësit!

ec_ma_ndryshePrizren, 15 korrik 2013
- Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, organizata “EC Ma Ndryshe” ka shqyrtuar çështjen e pagesave në të holla që kërkohen nga nxënësit, nëpër shkollat publike të Prizrenit. Gjatë muajve të kaluar, EC Ma Ndryshe ka pranuar ankesa individuale nga prindërit e nxënësve, në lidhje me mjetet që kërkohen nga menaxhmentet e shkollave publike të Prizrenit për pagesën e sigurimit fizik, mirëmbajtjes, rregullimit të sanitarive apo pagesa tjera shtesë. “Duke paraqitur shqetësimin për përhapjen e kësaj dukurie, prindërit janë ankuar edhe për mungesë të transparencës në menaxhimin dhe shpenzimin e këtyre mjeteve shtesë. Përmes mekanizmit të qasjes në dokumentet zyrtare, kemi kërkuar informata nga Drejtoria Komunale për Arsim, rreth kësaj praktike. Kjo e fundit e ka arsyetuar këtë dukuri me ekzistimin e Udhëzimit Administrativ, Nr. 28/2012 të datës 31.10.2012, që ka të bëjë me Këshillin e Prindërve. Konsiderojmë se, sigurimi fizik, mirëmbajtja apo riparimi i sanitarive, hyjnë në kategorinë e shërbimeve dhe jo të projekteve, të cilat duhet të ofrohen nga shkollat dhe institucionet përgjegjëse për arsimin parauniversitar”, ka thënë monitoruesja nga kjo organizatë, Elmedina Baxhaku, duke shtuar se Udhëzimi Administrativ, në të cilin po bazohen këto veprime, lejon që mjetet nga nxënësit apo prindërit të grumbullohen, por vetëm për realizimin e projekteve në dobi të avancimit të mësimnxënies dhe mësimdhënies në shkollat publike. Por, sipas Baxhaku, praktika e  grumbullimit të të hollave për pagesën e sigurimit fizik, mirëmbajtjes, rregullimit të sanitarive apo pagesat tjera të ngjashme që po vazhdojnë nga viti në vit, nuk parashihen me këtë Udhëzim... “DKA-ja ende nuk e ka zhvilluar ndonjë fushatë serioze për vetëdijesimin apo tejkalimin e vështirësive me të cilat ballafaqohen shkollat, e që poashtu parashihet në këtë Urdhëresë. Prandaj, ne e kundërshtojmë grumbullimin e të hollave nga nxënësit, për pagesën e sigurimit fizik, mirëmbajtjes, etj. Në shkollat publike të Prizrenit, duke u bazuar në argumentin se prindërit e tyre janë taksapagues dhe se të njëjtit detyrohen që shërbimin e njëjtë ta paguajnë dy herë, kërkojmë nga mekanizmat dhe institucionet përgjegjëse, që t’i japin fund kësaj praktike. Gjithashtu, i bëjmë thirrje DKA-së dhe kryetarit të Komunës së Prizrenit, që ta shfrytëzojnë pushimin veror për të vendosur dialog të afërt me MASHT-in, në mënyrë që lëshimet paraprake, gjatë ndarjes së buxhetit për DKA-në e Prizrenit, të mos përsëriten më, por të ketë planifikim preciz të pozicioneve buxhetore për rojet e natës, personelin ndihmës, pedagogët, psikologët, etj. Në fund, iu rekomandojmë shkollave, këshillave të prindërve dhe DKA-së, që praktika e mbledhjes së fondeve për projekte të caktuara, nga bashkësia dhe donatorët, të përcillet me nivel të duhur të transparencës, duke i publikuar të dhënat për projektin, kohëzgjatjen, mjetet e grumbulluara dhe të shpenzuara, si dhe detajet tjera, përmes tabelave në shkolla, në ueb-faqen zyrtare të Komunës, si dhe në mjetet lokale të informimit”, ka thënë Baxhaku.



Share