• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 15.07.2013
e Hënë, 15 Korrik 2013 19:49

Prishtinë
- Presidentja, Atifete Jahjaga, dhe ish-përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Soren Jesen Petersen, kanë biseduar sot rreth zhvillimeve aktuale në vendin tonë. Petersen e përgëzoi Jahjagën për punën dhe angazhimin e saj në përfaqësimin e vendit, duke thënë se Kosova ka shënuar përparime në të gjitha fushat, e posaçërisht ka avancuar në agjendën e saj evropiane.
E para e vendit tonë e ka informuar mysafirin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës, si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Prishtinë - Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, të enjten do të raportojë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës. Raportohet se në këtë mbledhje, kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që, gjatë kësaj jave të mbahen tri mbledhje. Në mbledhjen e së enjtes pritet të shqyrtohen edhe disa projektligje, të cilat janë pjesë e përmbushjes së kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave. Në mbledhjen e tretë për këtë javë, e cila mbahet të premten, do të debatohet rreth hetimeve dhe gjykimit të krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit.
Prishtinë - Ka përfunduar sot seanca gjyqësore në rastin "Blaca 3". Nën përcjellje nga forca të mëdha të EULEX-it, i akuzuari Nazim Bllaca, është paraqitur para trupit gjykues, nën dyer të mbyllura për publikun. Avokati i Bllacës, Osman Havolli, tha se, pas një diskutimi ndërmjet trupit gjykues dhe prokurorit të çështjes, Mauricio Salustro, se me cilin ligj duhet të shqyrtohet rasti, prokurori dhe mbrojta kanë dhënë fjalën e tyre të fundit në këtë rast.
Sipas avokatit, para trupit gjykues të gjyqtarëve të EULEX-it, sot është deklaruar seancë e mbyllur e shqyrtimit gjyqësor, ndërsa shpallja e aktgjykimit pritet të bëhet më 19 korrik.
Prishtinë
– Presidentja, Atifete Jahjaga, dhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, kanë biseduar sot për rrjedhën e përgatitjeve të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 3 nëntor. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e informoi presidenten për rrjedhën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale edhe në Komunat veriore të vendit, për të cilat është arritur marrëveshja në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.
Presidentja Jahjaga tha se ky proces do të ketë përkrahjen e saj, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira, demokratike, të drejta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Prishtinë
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Maqedonisë, Stojan Karajanov, të cilin e falënderoi për punën e bërë gjatë shërbimit të tij në Kosovë, duke shprehur konsideratën e lartë të Qeverisë së Kosovës për angazhimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.
Në këtë takim, u vlerësua se Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera, gjë që dëshmohet me 27 marrëveshjet bilaterale që kanë nënshkruar dy shtetet.
Prishtinë
- Ministria e Diasporës prezantoi sot Strategjinë për diasporën dhe mërgatën, për 5 vitet e ardhshme, me një plan veprimi për 3 vjet. Ministri, Ibrahim Makolli, bëri të ditur që në punimin e kësaj strategjie janë përfshi akterë nga shoqëria civile, pjesëtarë të mërgatës dhe udhëheqës të grupeve punuese nga komisionet parlamentare, në mënyrë që kjo strategji të jetë gjithëpërfshirëse dhe e dobishme për diasporën.
Prishtinë - Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, ka deklaruar se, pas përfundimit të procesit të rishikimit të FSK-së, do të dilet me rekomandime, se çka në të vërtetë i duhet Kosovës, për të qenë të sigurt qytetarët e saj që të mos kenë brenga për sigurinë, sepse FSK po ec në drejtim të sigurt, edhe pse në heshtje. Ai ka thënë se procesi i rishikimit të FSK-së dhe gjithë sektorëve të tjerë të sigurisë, është një proces i thellë që kërkon kohë, harmonizim, koordinim, dhe punë shumë të madhe për identifikimin e nevojave të saj.



Share