• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragash: LDK dhe LDD, bashkë në zgjedhje!

koalicioni_ldk_lddDragash, 16 korrik 2013 – Marrëveshja mes LDK-së dhe LDD-së në Dragash, për të garuar si një trup i përbashkët në zgjedhjet lokale të nëntorit, tashmë është arritur. Këtë e bën të ditur për Radio SHARRI, një burim i besueshëm, protagonist në këtë marrëveshje. Sipas këtij burimi, është çështje kohe, se kurë do të dilet me një komunikatë zyrtare, e cila do t’i njoftoj mediat për këtë marrëveshje parazgjedhore. “Është çështje e kryer kjo. Kanë mbetur të specifikohen edhe disa detaje, rreth funksionimit dhe mënyrës se si do të garohet në zgjedhjet e nëntorit, si një trup i përbashkët mes LDK-së dhe LDD-së. Marrëveshja nuk nënkupton një koalicion apo shkrirje të njërit nga këto subjekte, por, është thjeshtë një bashkim i forcave politike, me synim fitoren e përbashkët në komunën e Dragashit”, ka thënë ky burim.
Ajo që tashmë dihet, është fakti se LDK-ja e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Dragashit, Fatmir Mehmetin, nominim ky që nuk mund të ndryshohet me këtë marrëveshje me LDD-në. Kësaj të fundit i mbetet që ta përkrah kandidatin e LDK-së për kryetar komune, ndërsa hise për pushtet, në këtë garë të përbashkët, LDD-së i mbetet të kërkoj në të tjerë sektorë, siç janë drejtoritë komunale. Sido që të jetë, pas disa ditësh do të mësohet gjithçka nga kjo marrëveshje, e cila synon krijimin e një blloku më të gjerë opozitar, duke inkuadruar edhe parti tjera të vogla, të cilat aktualisht kanë nga një apo dy delegatë në Kuvendin komunal të Dragashit.



Share