• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 16.07.2013
e Martë, 16 Korrik 2013 19:43

Prizren
-  Lulëzim Kabashi është shpallur dje zyrtarisht kandidat i AAK-së dhe LDD-së për kryetar të Prizrenit. Kandidimi i tij është bërë nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDD-së, Nexhat Daci. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në Kosovë janë arritur rezultate, mirëpo këto rezultate nuk janë të mjaftueshme. Sipas tij, papunësia në Kosovës është e madhe, pavarësisht vetëlavdërimeve që mund të bëjmë. Edhe lideri i LDD-së, Nexhat Daci, tha se gjendja ekonomike në Kosovë, nuk është e mirë. Sipas tij, as ndërkombëtarët që kanë kontribuar për 13 vjet, sigurisht që nuk ndihen mirë me këtë gjendje të Kosovës, kur të rinjtë tanë po detyrohen të braktisin vendin.

Prishtinë - Për herë të dytë, Gjykata e Apelit e ka kthyer në arrest shtëpiak, Fatmir Limajn dhe 9 ish-bashkëluftëtarët e tij, ndaj të cilëve është duke u zhvilluar procesi gjyqësor, në rastin  “Kleçka”, nën dyshimin për krime lufte.
Njëri prej avokatëve të Limajt, Tomë Gashi, e ka konfirmuar lajmin, duke rikujtuar se masa e arrestit shtëpiak ishte ndërprerë për herë të dytë, më 3 korrik, nga gjyqtari Malcolm Simons, por prokurori Salustro prapë ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi ta aprovojë këtë ankesë dhe ta rikthejë Limajn dhe të tjerët në arrest shtëpiak.
Prishtinë - Soren Jesen-Petersen, Ish-kryeadministratori i Kosovës, i cili po qëndron në Kosovë, e ka vlerësuar lart deklarimin e NATO-s, se janë plotësuar kapacitetet e plota operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë një takimi që kishte sot me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun, Petersen ka shprehur kënaqësinë e tij për të arriturat e FSK-së, duke e uruar atë për punën e bërë.
Soren Jesen-Petersen ishte shefi i pestë me radhë i UNMIK-ut, nga gushti i vitit 2004 deri më 30 qershor 2006. Ai pati marrë këtë detyrë, kur Kosova ishte në një pozitë të palakmueshme ndërkombëtare, për shkak të trazirave të marsit 2004.
Prishtinë - Grupet punuese për implementimin e Marrëveshjes, Kosovë - Serbi, do të fillojnë nga sot në Bruksel, bisedimet për masat konkrete që duhet të ndërmerren për heqjen e strukturave ilegale të sigurisë, në veri të Kosovës. Këto bisedime pritet të zgjasin, më shumë se një javë. Udhëheqësja e delegacionit tonë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka deklaruar se bosht i diskutimeve që do të zhvillohen gjatë këtij raundi bisedimesh, është mbyllja e institucioneve të strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë në veri të Kosovës, si dhe riintegrimi i tyre në strukturat legale të Kosovës.
Prishtinë - Sipas një reagimi që ka bërë ministria e FSK-së, ministri Çeku nuk e ka thënë shprehimisht, se FSK-ja do të transformohet në ushtri, siç kanë raportuar disa media. Vetë ministri, Agim Çeku, ka thënë se procesi është gjithëpërfshirës dhe nevojitet kohë dhe koordinim në mes të institucioneve, për tu definuar nevojat reale dhe mundësitë reale të Kosovës për siguri. Deklarata e Çekut erdhi vetëm pak ditë, pasi drejtues të NATO-s kanë thënë se FSK-ja i ka përmbushur kapacitetet e plota operacionale. Çeku ka marrë përgëzime për arritjen e kapaciteteve operacionale, nga ambasadori britanik, Ian Klif, me të cilin është takuar dje.
Prishtinë - Kosova rrezikon të përballet me kushte shtesë, për të filluar procesin e liberalizimit të vizave, për shkak të numrit të madh të shtetasve të saj që po kërkojnë azil në vendet evropiane. Kështu vlerësuan përfaqësues të shoqërisë civile, sipas të cilëve, mungesa e strategjive për zhvillim ekonomik, e bën Kosovën vend të pashpresë dhe njerëzit nuk zgjedhin mënyra për ta braktisur.
Migrimi ilegal dhe dëmi që ai po i sjell procesit të liberalizimit të vizave, ishte temë e një konference për media, e cila u mbajt sot nga ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe ambasadori austriak në Kosovë, Johann Brieger.



Share