• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ndriçohet Dragashi!

instalimi_pocet_dragashDragash, 18 korrik 2013 - Pas shumë kërkesave të qytetarëve, si dhe nevojës së domosdoshme, qyteza e Dragashit do të ketë ndriçim adekuat publik. Këtë e ka premtuar kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, i cili ka paralajmëruar se brenda javës së ardhshme do të lëshohen në funksion poçet efiçiente (LED), të cilat po montohen nëpër të gjitha shtyllat elektrike, ku aktualisht janë të instaluara poçet fluoreshente. Këto të fundit, asnjëherë nuk kanë funksionuar si duhet dhe shpesh kanë qenë temë e debateve mes qytetarëve dhe qeverive lokale, por edhe mes këshilltarëve komunalë dhe qeverive lokale. Jenuzi kishte paralajmëruar shumë herë nëpër këto debate, se është një projekt i Komunës, i cili do të implementohet, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). “Tani janë kryer të gjitha proceduarat dhe ky projekt po implementohet. Të gjitha projektet kanë një procedurë dhe nuk mund të realizohen me nguti”, tha për radion tonë kreu i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi. Ndërkaq, punëtorët e një kompanie nga Prishtina, e cila po i instalon këtë lloj poçesh, thonë se përfitimi është i shumëfishtë, pasi, një poçe e tillë ndriçon shumëfish më mirë se poçet e gjertanishme, ndërkohë që konsumi i energjisë është shumë më i vogël. “Vetëm 56 Wat energji konsumon një poçe e tillë, ndërkohë që ato të vjetrat shpenzonin shumë më shumë. Nga ana tjetër, ndriçimi që japin këto është shumëfish më i madh se ato të vjetrat”, tha njëri nga punëtorët e kompanisë kontraktuese, duke premtuar se brenda disa ditëve gjithçka do të përfundojë rreth këtij projekti.
Sipas projektit që ka kushtuar mbi 40 mijë euro, pritet të instalohen më shumë se 100 poçe të këtilla, gjegjësisht, në çdo shtyllë elektrike që ndodhet skaj rrugëve të qytezës. Ky projekt është mirëpritur nga banorët rezident të Dragashit, të cilët nuk ndiheshin rehat gjatë lëvizjes në orët e mbrëmjes. Për më tepër, tani kur Dragashi është mbushur me qenë endacakë.



Share