• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Salim Jenuzi, e mori bekimin e Thaçit!

thaci_dragash_jenuziDragash, 20 korrik 2013 - Partia Demokratike në Dragash, sërish do të garoj për postin e të parit të Komunës, me kryetarin aktual, Salim Jenuzin. Ky i fundit, sot mori bekimin nga kreu i PDK-së dhe kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi në Dragash për tu takuar me Këshillin Drejtues të degës së partisë. “Krejt çka duhet të bëni, është mbështetja për kandidatin aktual. Ndizni motorët dhe aktivizohuni nëpër nëndegët e partisë. Angazhohuni maksimalisht, që ta ruajmë këtë fitore që kemi”, iu tha i pari i PDK-së anëtarëve të pranishëm të Këshillit Drejtues të degës së Dragashit.
I shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Thaçi paralajmëroi se do të vij sërish në Dragash, ku do të zhvilloj takimin, tashmë tradicional, me punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë. Ky takim, sipas Thaçit, do të ndodhë në muajin shtator. I pyetur, nëse i shumëpërfoluri për kandidat nga kjo parti, në garën për kryetar komune, Arbën Muhameti, e gëzon përkrahjen e tij, Thaçi u përgjigj se ka respekt për secilin, por kjo nuk do të thotë se të gjithë duhet të garojnë për kryetar komune. “Secilit që ia jap dorën, nuk do të thotë se e ka marrë mbështetjen për të qenë kandidat. Ka shumë të tillë që e transmetojnë në këtë mënyrë respektin, apo edhe një përshëndetje të rëndom. Por, partia do të ketë vetëm një kandidat për kryetar të kësaj komune, dhe ja ku e keni”, u përgjigj Thaçi, duke u drejtuar kah Jenuzi.



Share