• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Dragash, s’ka më LDD!

ldk_ldd_njeDragash, 21 korrik 2013 – Ashtu siç kishte paralajmëruar Radio SHARRI, sot zyrtarisht u konfirmua shuarja e LDD-së, përkatësisht, kthimi i saj në LDK, aty nga ishte ndarë vite më parë, si pasojë e mosmarrëveshjeve në Kuvendin e kësaj të fundit. Kthimin e LDD-së në LDK, e kanë konfirmuar dy palët, ndërkohë që, në një konferencë për media, u bë publike marrëveshja për kalimin e të gjitha strukturave të LDD-së, në LDK. Në këtë konferencë të përbashkët të pranishëm ishin zyrtarë të këtyre partive nga Prishtina, Naser Osmani, Sadri Ferati, Nazim Bytyçi dhe Naser Rugova. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe krerët lokal të LDD-së, kryetari i deritashëm, Vahidin Halili, si dhe nënkryetari, Qamil Kolloni. Në këtë konferencë, kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, foli për rrjedhën e ngjarjeve, e cila rezultoi me bashkimin e dy forcave politike në këtë komunë. “LDK-ja, tashmë është subjekti më i madh politik në Dragash, me gjthsej 10 delegatë në Kuvendin komunal, që matematikisht krijon parakushte për një fitore reale, në zgjedhjet e 3 nëntorit”, tha Mehmeti, duke shtuar se LDK-ja, përfundimisht dëshmon potencën e vet, si subjek i traditës dhe kualiteteve.
Ditë më parë, burimet tona kishin mësuar se do të ndodhte bashkimi i këtyre dy forcave politike, të cilat ishnin ndarë para disa vjetësh, e që kjo iu kushtoi shtrenjtë, që të dy blloqeve. LDK, e humbi pushtetin, ndërsa LDD nuk arriti qëllimin e saj, për të trashëguar rugovizmin. Për dallim nga ajo që ishte thënë para disa ditësh, se nuk do të ketë shkrirje të LDD-së, madje as koalicion, por vetëm një bashkim forcash, negociatat në vazhdim kanë rezuartuar me shkrirjen e plotë të LDD-së, përkatësisht, kthimin e saj në subjektin amë, nga ku ishte shkëputur demonstrativisht.



Share