• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bastisen “Fjolla Impex” dhe “Adio Turs”!

agjencia_erhan_prizrenPrizren, 24 korrik 2013
- Në kuadër të operacionit policor “Ereniku”, janë bastisur agjencitë “Fjolla Impeks” dhe “Adio Tours”, nën dyshimin se janë të përfshira në kontrabandimin me njerëz. Njoftohet se nuk ka pasur arrestime nga këto agjenci, të cilat merren me transportin e udhëtarëve në relacionin Dragash - Beograd. Por, arrestime ka pasur, pas bastisjes se agjencive të tjera. Policia ka arrestuar tetë persona që dyshohen se kanë vepruar si grup i organizuar dhe si të tillë kanë bërë organizimin e shqiptarët për tu larguar ilegalisht nga Kosova, përmes Beogradit, e më pas nga Subotica për në Evropë.
Zyrat e agjencisë turistike “Erhan Turs” në Prizren, prej nga bëhet koordinimi i nisjes së tre autobusëve çdo natë për në Beograd, janë bastisur nga Policia e Kosovës, ku thuhet se është goditur grupi i organizuar që merret me organizimin për migrimin e shqiptarëve drejt Evropës. Nga zyrat e kësaj agjencie janë konfiskuar dokumente dhe lista udhëtarësh që kanë udhëtuar drejt Beogradit në muajt e fundit. “Kemi kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tetë personave që janë të dyshuar dhe në ndërkohë i kemi kontrolluar katër agjenci turistike me të cilat të dyshuarit në shumicën e rasteve i kanë transportuar emigrantët pro nuk kemi prova të sigurta që pronarët e tyre kanë qenë direkt të involvuar në krim. Por, gjatë procesit të hetimeve do të shohim se çfarë do të sjellë ky aksion”, ka njoftuar drejtori i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, Rexhep Fetahu. Ky i fundit, informacionet në lidhje me këtë operacion të policisë, i ka shpalosur gjatë një konference të jashtëzakonshme, të mbajtur të martën në Policinë e Kosovës, në ditën kur edhe është finalizuar aksioni, ku janë arrestuar tetë persona si dhe janë konfiskuar prova materiale që do të shërbejnë për fazën e mëtejme të hetimeve. “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, nën udhëheqje të prokurorit publik, pas hetimeve të kryera që nga gushti i vitit 2012, ka hapur rastin i cili ka të bëjë me krim të organizuar, me kontrabandim të emigrantëve dhe është quajtur ‘Ereniku’. Gjatë tërë kohës, që prej se është në hetime ky rast, janë vëzhguar veprimet kriminale të këtij grupi, të cilët kishin qëllim kontrabandimin e emigrantëve nga Kosova për në shtetet evropiane, pa dokumentacione, apo me dokumentacione false. E gjithë kjo, për përfitimin e tyre material”, ka bërë me dije Fetahu, duke mos specifikuar rolin që kanë pasur tetë personat, që tashmë iu është caktuar masa e paraburgimit, por vetëm ka njoftuar se ata janë marrë me identifikimin e personave që kanë pasur synim largimin nga Kosova. “Gjatë këtij operacioni janë arrestuar tetë persona, me dyshim që kanë vepruar tërë kohën në këtë grup. Disa prej tyre janë recidivistë. Fokusi i tyre ka qenë grumbullimi i nevojtarëve apo qytetarëve të Kosovës, të cilët dëshirojnë të migrojnë. Ata kanë shfrytëzuar vija të ndryshme, sidomos rrugën e transportit rrugor me autobus ose me vetura, por edhe kanë falsifikuar dokumente”, ka thënë Fetahu.
Tetë personat e arrestuar, dyshohet se kanë përfituar nga 2 mijë e 500 deri në 4 mijë euro nga secili person që ia ka mësyrë Evropës, përmes këtij grupi. Të tillë që kanë paguar para, policia ka identifikuar 30, dhe të tjerë, sipas Fetahut, pritet që të identifikohen gjatë fazës së mëtutjeshme të hetimeve që po i udhëheq prokurori i Prokurorisë Themelore.
Prokurori ka marrë pjesë edhe në aksionin e së martës, së bashku me Policinë dhe Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës. Aksioni i policisë është realizuar në katër rajone të Kosovës përkatësisht në gjashtë qytete, Prishtinë, Ferizaj, Shtime, Prizren, Pejë dhe Rahovec. Në tërë bastisjet e bëra, policia ka konfiskuar numër të madh të dokumenteve që përfshijnë pasaporta, letërnjoftime të viktimave, formularë të ndryshëm, transaksione bankare, lista të udhëtarëve, tri revole të kalibrave të ndryshëm, një pushkë automatike, tri pushkë gjuetie, 150 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 22 telefona celularë, etj. Tërë këto prova, intervistat e të dyshuarve të dhëna të martën në polici dhe dëshmitë tjera përcjellëse, do t’i përcillen gjykatës. Tetë të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa sot do të dërgohen te gjyqtari i procedurës paraprake, për caktimin apo jo të masës së paraburgimit.



Share