• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arben Muhameti: Më lini rehat, për atë Zot!

arben_muhameti_romeRomë, 24 korrik 2013 - Pas zhvillimeve të fundit në degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash, përmes një komunikate të dërguar në redaksinë tonë, ka reaguar diplomati nga kjo anë, në ambasadën e Kosovës në Romë, Arbën Muhameti, duke thënë se ndien detyrim të sqaroj pozicionin e tij, pasi në këtë komunë po lakohet emri i tij, si kandidat i PDK-së për kryetar të Dragashit. “Të shtunën, këtu në Romë, ku ushtroj detyrën e diplomatit në Ambasadën e Republikës së Kosovës, u informova nga disa portale dhe nga disa miq, për situatën e krijuar, në takimin që ka zhvilluar kryetari i Partisë dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, me strukturat lokale të partisë, ku ndër të tjerash, nga disa individë, është anatemuar edhe emri im, si kandidat i mundshëm për kryetar komune, në zgjedhjet lokale të këtij viti”, shkruan mes tjerash Muhameti, në letrën që i ka dërguar redaksisë informative, të Radio SHARRI-t, në Dragash. Në këtë letër, ai sqaron se emri i tij, si njëri prej kandidatëve të mundshëm për kryetar të Dragashit, ka qarkulluar prej shumë kohësh në publik, e që është si propozim fillestar, i cili ka dalë nga disa intelektualë të kësaj komune, që jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë, të afërt me PDK-në dhe jo vetëm. “Të trembur nga mbështetja që do të gëzoja si kandidat, individë të caktuar kanë filluar prej disa muajsh intrigat, spekulimet dhe dezinformatat kundër personalitetit tim, duke u përpjekur të më ulin kredibilitetin për të më denigruar në sytë e elektoratit dhe para zyrtarëve të lartë partiak dhe shtetëror në Prishtinë, përmes shpifjeve dhe sajesave të pafund. Edhe përpjekja e së shtunës, është në të njëjtën frymë, ku u munduan me një stil hileqar dhe të ulët, duke shfrytëzuar mungesën time, të më vënë në pozita kundërthënëse me shefin e partisë dhe kryeministrin e vendit, duke më veshur fjalë të pavërteta dhe gjëra që nuk qëndrojnë”, shkruan me tej Muhameti, duke shtuar se ai kultivon respekt të jashtëzakonshëm për kryeministrin Thaçi, dhe se i është mirënjohës atij për gjithë mbështetjen që i ka dhënë gjatë këtyre viteve. “Përpjekjet e tilla të ulëta, për të më kompromentuar, të cilat orkestrohen nga drejtues të degës se partisë në Dragash dhe të realizuara nga provokatorë të vjetër në zanatin e tyre, unë i përbuzë me neveri. I njoh shumë mirë procedurat e nominimit dhe vendimmarrjet partiake. Kur ta shihnim të nevojshme, brenda afateve dhe me modesti, do të kërkonim natyrshëm miratimin formal për kandidaturën time. Parimisht, kam qenë dhe jam për ndërrimin gradual të gjeneratave dhe kufizimin e mandateve në pushtetin lokal, për arsyen e thjeshtë se, në të gjitha rastet, rrezikohet fitorja. Me gjithë sukseset e arritura në qeverisje, amortizimi, konsumimi dhe apatia që krijohet nga udhëheqja e gjatë e një individi apo grupi, është e pashmangshme”, shkruan Muhameti, duke shtuar se ai i ka pezulluar të gjitha funksionet politike dhe partiake që ushtronte, në tetor të vitit 2009, pasi u emërua diplomat në shërbimin e jashtëm të Kosovës. “Vazhdoj të mos jem aktiv në struktura dhe politikën ditore, derisa ushtroj funksionin aktual. Në respekt të kësaj, më është dashur që të mos jem prezent në media, si dhe në tubimet e hapura publike. Megjithëkëtë, unë jam në pritje të qetë zyrtarizmin dhe certifikimin e kandidaturave për kryetarë komunash. Çfarëdo vendimi që do të merret nga kryetari i partisë, Hashim Thaçi, për mua do të jetë i padiskutueshëm dhe i pranueshëm. Deri në atë kohë, ju lutem të gjithëve që të më mirëkuptoni për situatën në të cilën ndodhem dhe, mundësisht, të mos më merreni nëpër gojë dhe të mos thirreni në emrin tim”, përfundon apelin e tij, diplomati Arbën Muhameti, të cilin e ka dërguar nga Roma e Italisë, në redaksinë e Radio SHARRI-t, në Dragash.



Share