• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Halbauer, i kënaqur me Dragashin!

halbauer_kfor_dragashDragash, 27 korrik 2013
- Në Komunën e Dragashit, të premten ka qëndruar për një vizitë pune komandanti i KFOR-it, gjenerali Volker Halbauer, i cili u prit nga kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, i shoqëruar nga stafi i tij dhe bashkëpunëtorët.
Në zyrën e kryetarit Jenuzi, ku nga mediat, i pranishëm ishte vetëm Radio SHARRI, u fol për gjendjen e sigurisë në këtë komunë, si dhe për synimet e pushtetit lokal, për ta ngritur edhe më lart nivelin e sigurisë, përmes stabilitetit social të çdo familjeje.
I pari i KFOR-it iu përgjigj pyetjes sonë, se qëllimi i vizitës në Dragash, kishte më shumë karakter informues me vendin, gjendjen këtu, si dhe me strukturat udhëheqëse të kësaj Komune, pasi, siç tha ai, kurrë më parë nuk kishte qenë në këto anë. “Duam të kemi një pasqyrë më të mirë për këtë komunë. Kjo, sepse asnjëherë nuk kei qenë këtu dhe asnjëherë nuk e kemi takuar kryetarin Jenuzi. Realisht, na pëlqyeka ky vend dhe ndihemi mirë këtu”, tha gjenerali Halbauer, i cili nga kryetari Jenuzi u interesua të mësoj më shumë rreth gjendjes së sigurisë dhe pengesat për zhvillim më të madh ekonomik të kësaj komune.
Kryetari Jenuzi e njoftoi gjeneralin në detaje, duke i treguar se gjendja e sigurisë këtu është e mirë. Ndërkaq, për stabilitet më të madh ekonomik, Jenuzi tha se kjo do të arrihej me krijimin e më shumë vendeve të punës. “Bujqësia, turizmi dhe energjetika, janë tri degë që mund ta zhvillojnë ekonomikisht këtë komunë. Për t’i arritur këto, ne nuk mund të bëjmë asgjë vetëm, pa përkrahjen e institucioneve qendrore, si dhe donatorëve të brendshëm dhe të jashtëm”, tha Jenuzi, duke mos anashkaluar edhe parakushtet natyrore të këtij rajoni të Sharrit.



Share