• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK nis përzgjedhjen e kandidatëve për KK!

fatmir_mehmeti_kryetarDragash, 28 korrik 2013 - Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Dragash, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me këshilltarët aktualë në Kuvendin Komunal të Dragashit, me të cilët ka debatuar për aktualitetet politike në Kosovë, veçmas për aktualitetet në komunën e Dragashit. Kryetari i degës, Fatmir Mehmeti, e informoi kryesinë dhe këshilltarët e KK-së rreth mbledhjes që ka pasur me kryetarët e degëve të LDK-së, në kryesinë qendrore, në Prishtinë. “Në mbledhje parashtruam detyrat që duhet t’i kryejmë në fazën paraprake të fushatës zgjedhore. Ne shtruam para secilit detyrat dhe angazhimet që na presin në përzgjedhjen e kandidaturave për këshilltarë të Kuvendit Komunal. Për këtë, u zhvillua debat i frytshëm dhe u bë vlerësimi i punës së 10 këshilltarëve aktualë që ka partia jonë në Kuvendin Komunal. Kjo, me synim që të shqyrtohet mundësia e rikandidimit të tyre edhe për mandatin e ardhshëm, si dhe mundësinë e plotësimit të listës me kandidatë të rinj, ku vend meritor vendosëm t’iu japim femrave dhe të rinjve”, tha Mehmeti në një prononcim për Radio SHARRI-n, duke shtuar se në përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë komunalë, do të përfillet kriteri profesional dhe ai meritor. “U vendos që të dilet në teren, për të përzgjedhur kandidaturat adekuate nëpër nëndegët tona, në mënyrë që edhe gjithëpërfshirja e lokaliteteve të arrihet në shkallë të lakmueshme. Kemi një muaj kohë, pas së cilit do ta dërgojmë në kryesinë qendrore listën përfundimtare. Por, kjo nuk nënkupton se propozimet tona do të jenë çështje e kryer, pasi është kryesia e degës ajo që do të vendos për listën përfundimtare”, shpjegoi Mehmeti, duke u zotuar se të gjithë aktivistët e LDK-së janë pajtuar që të angazhohen maksimalisht në shfrytëzimin e potencialit elektoral që ka kjo parti, dhe se, brenda afatit të caktuar, secili do ta kryej detyrën që i është ngarkuar.



Share