• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Autostrada në terr, shkaku hajnave!
e Premte, 02 Gusht 2013 12:52

autostrada_autorrugaPrishtinë, 02 gusht 2013
- Që kur u vodhën kabllot elektrike, para pesë muajsh, projekti më i madh i Qeverisë së Kosovës, autostrada Vërmicë – Komoran, aq sa është në funksion, ka mbetur në terr. Kjo ka bërë që gjatë natës, kjo vepër me të cilën po mburren shqiptarët, të kthehet në rrugën më të rrezikshme, sidomos tani që ka shumë fluks në trafik, si dhe shumë punime në pjesët ku po ripërsëritet ndërtimi. Rikthimi i dritave në “Rrugën e Kombit”, duket se do të zgjasë shumë më shumë se kaq, pasi që dëmet e shkaktuara, thuhet të jenë të papërballueshme për institucionet e vendit, shkruan Gazeta Tribuna, e cila ka prononcuar edhe Ministrinë e Infrastrukturës për këtë çështje. Sipas kësaj gazete, në këtë dikaster u kanë thënë se dëmet që janë shkaktuar nga hajnat, kapin shifrën rreth 1.5 milionë euro. “Riinvestimi nuk është paraparë me buxhet. Momentalisht nuk kemi para për sanimin e kësaj gjendjeje”, citohen nga kjo gazetë zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, duke shtuar se ekziston edhe frika në këtë dikaster, se autostrada ende nuk është e siguruar, për ta rifunksionalizuar këtë shërbim, pasi vjedhja mund të përsëritet.



Share