• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rriqrat, po i stresojnë qytetarët!

parku_malishevePrizren, 02 gusht 2013 - Për banorët e komunave, Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe asaj të Klinës, frika nga rriqrat është bërë ankth dhe stres, tash e një kohë të gjatë. Banorët e regjionit të Prizrenit, si shqetësim më të madh kanë potencuar frikën nga ethet hemorragjike. Kjo u cek sot në tryezën e organizuar për këtë çështje, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ku ishin të ftuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre lokale, si dhe mjekë të kësaj lëmie. Përfaqësuesi i KDI-së, Driton Selmanaj, tha se, në kuadër të implementimit të një projekti për identifikimin e problemeve të banorëve të regjionit të Prizrenit, ndër shqetësimet kryesore ka dalë të jetë çështja e etheve hemorragjike. “Pothuajse në të gjitha takimet që ne i kemi organizuar në këtë regjion, ka dalë që ndër shqetësimet kryesore ose themelore është çështja e etheve hemorragjike”, tha Selmanaj, sipas të cilit, kjo ishte edhe arsyeja e organizimit të një tryeze diskutimi për këtë çështje. Përfaqësues nga komunat që e kanë këtë problematikë, kanë thënë se rriqrat janë bërë ankth dhe stres në familjet e tyre. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se fokusi i zgjidhjes së kësaj problematike është në parandalimin e saj. “Jemi të përqendruar në parandalimin e saj dhe në gjetjen e mënyrave që ta çrrënjosim. Në këtë aspekt, mendoj se jemi në rrugë të mirë, ndonëse problemi është shumë kompleks”, tha në këtë tryezë ministri Agani, i cili shtoi se përsa i përket trajtimit, ai është duke u bërë me standardet më bashkëkohore. Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, përmendi disa faktorë që stimulojnë prezencën e rriqrave. Sipas tij, tokat e papunuara, livadhet dhe oborret e pakositura, vera e gjatë dhe e thatë, po shkaktojnë rritjen dhe shumimin e popullatës së rriqrave në këtë regjion.
Në këtë tryezë është kritikuar ndarja e pakët e buxhetit në nivel qendror për këtë problematikë. Doktori, Haxhi Avdyli, e ka lënë para kohe takimin e sotëm, për të marrë pjesë në varrimin e burrit të tezes së tij, i cili është bërë viktima e nëntë e pickimit të rriqrave. Avdyli tha se ftesën për takimin e sotëm e kishte marrë, qysh para një jave, ndërsa nuk e kishte menduar se, përveç si profesionist, në takim do të ishte si njëri nga familjarët që kanë pësuar nga ethet hemorragjike. Para se të shkonte, ai ka apeluar tek Qeveria për rritje të buxhetit që ndahet për këtë problem. “Nëse me 170 mijë euro janë ndërmarrë këto masa, atëherë i propozoj qeverisë që ta shtojë këtë buxhet dhjetëfish, i cili është sa gjysma e shpenzimeve që po merr një kilometër i autostradës. Ta bëjë 2 milionë euro dhe, me siguri se ky numër i të vdekurve, sot do të ishte shumë më i vogël. Besoj që nga 9 të vdekur që na u bënë, ndoshta do t’i kishim dy, madje asnjë”, tha Avdyli.
Deputeti, Sali Morina, anëtar në Komisionin parlamentar për bujqësi, është pajtuar se nuk është ndarë buxhet i mjaftueshëm. “Ne kemi kërkuar, por nuk është bërë aq sa duhet. Kemi theksuar se, nëse është në pyetje buxheti i Kosovës, ne e dimë që çdo investim kapital është i rëndësishëm për qytetarët, por kur është në pyetje jeta e tyre, kur është në pyetje vdekja e qytetarit të Kosovës, më e rëndësishme është kjo, sesa një investim kapital”, tha Morina.
Hashim Kastrati nga fshati Turjakë, në komunën e Malishevës, tha se jeta e banorëve të kësaj komune, që një kohë të gjatë është shndërruar në stres. “Fëmijët tanë e kanë të ndaluar që të konsumojnë pemë. Fëmijën tim, që më ka lindur pas 12 viteve martesë, nuk e lejoj të haj pemë, për shkak të frikës nga rriqrat”, tha Kastrati, duke kërkuar që deputetët në Kuvendin shtetëror, të cilët janë nga komuna e Malishevës, ta ngrenë këtë çështje edhe në legjislativ.
Deputeti, Halit Krasnqi, ka thënë se shumë herë e ka ngritur këtë shqetësim në Kuvend, por ky është rezultati. “Vetëm sivjet, mbi dhjetë herë e kam trajtuar çështjen e rriqrave. Edhe unë kam fëmijë dhe jetoj në Malishevë edhe atë jetoj midis rriqrave. Nuk kam mundur të jem indiferent ndaj këtij shqetësimi të përgjithshëm. Edhe po t’mos kisha fëmijë, prapë nuk do të isha indiferent ndaj këtij shqetësimi të mijëra banorëve, jo vetëm të Malishevës, por edhe nga viset tjera, që janë me epiqendër në zonën e Malishevës”, tha deputeti Krasniqi.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Hisni Kilaj, ka kërkuar që të bëhet strategjia për luftimin e kësaj gjendjeje, nga niveli qendror. “Nivelet lokale, nuk mund të krijojnë këso strategji. Spërkatjet selektive që janë bërë deri më tash, nuk do të mund ta përmirësojnë gjendjen në terren. Nëse vazhdojmë me spërkatje të tilla, ne nuk kemi për ta përmirësuar gjendjen”, tha Kilaj, i cili përfaqëson komunën më të prekur nga kjo dukuri. Nga nëntë qytetarë që kanë vdekur deri më tash nga ethet hemorragjike, 5 prej tyre janë nga komuna e Malishevës.


Share