• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Profesorët e UP-së, viktima të maskave!
e Diel, 04 Gusht 2013 19:12

autorruga_udhekryqi_repsReps, 04 gusht 2013 - Policia e Lezhës ka arrestuar 21-vjeçarin, Ardit Maxhuni, banues në Grykë-Lumë, Komuna Shënkoll, ndërsa Anton Nikolli, 21-vjeç, nga Durrësi, është shpallur në kërkim, pasi këta kanë kryer grabitje gjatë ditëve të fundit në Rrugën e Kombit. Sipas Policisë së Lezhës, këta dy të rinj janë autorë të grabitjes që iu bënë dy shtetasve kosovarë mëngjesin e së shtunës. Ata po hetohen edhe për dy grabitjet e ndodhura, më 3 prill dhe 11 korrik. “Nga veprimet e para hetimore, rezulton se Maxhuni është autor edhe i disa veprave të tjera kriminale, si ajo e ndodhur në datën 3 prill, kur u plaçkit një person, nën kërcënimin me armës, si dhe për plaçkitjen që ndodhi më 11 korrik, në Rreps të Mirditës. Materialet hetimore i janë përcjellë Prokurorisë së Lezhës për këto vepra penale të vjedhjes”, deklaroi, Fatos Cera, zëdhënës i policisë së Qarkut të Lezhës. Operacioni i policisë u mbështet edhe nga forcat speciale, si dhe nga ajri. Si rezultat, dyshohet se dy të rinjtë zgjidhnin fundjavën për të kryer grabitje, pasi në këto ditë shumë shtetas nga Kosova ia mësynin brigjeve të bregdetit për pushime. Ata vendosnin gurë në autostradë, për t’i detyruar makinat që të ndalonin dhe më pas i kërcënonin me armë. Viktimat e fundit ishin dy profesorë të Universitetit të Prishtinës, të cilët mëngjesin e hershëm të së shtunës, në afërsi të udhëkryqit të Repsit, nën kërcënimin me armë, maskat iu kanë grabitur një sasi të parave, si dhe një telefon mobil. Dy profesorët ua kanë dorëzuar paratë të rinjve, pasi këta të fundit kanë shkrepur me armë në ajër. Pasi kanë përfunduar plaçkitjen, grabitësit janë larguar në thellësi të fshatit, ndërsa profesorët e kanë raportuar ngjarjen, sapo kanë hasur në patrullën e parë të policisë rrugore. Këta të fundit kanë lajmëruar komisariatin e Mirditës dhe, rreth orës 04:00 të mëngjesit është ndërmarrë operacioni i parë.
Referuar të dhënave që vijnë nga policia e këtij komisariati, bëhet e ditur se ekzistonte frika e ndërhyrjes në këtë zonë, para se të zbardhte dita, pasi dëshmia e dy profesorëve, se grabitësit kishin dhe armë, ka bërë që edhe policia tua kishte frikën. Rreth orës 05:30, autorët janë kthyer sërish në afërsi të vendit të ngjarjes, me gjasë për tu larguar me ndonjë automjet rasti, por ata i kishte pritur policia e komisariatit të Rrëshenit. Pas prangosjes së të riut, Ardit Maxhuni, policia ka siguruar edhe dëshmitë shtesë. Në xhepat e tij ka gjetur shumën e parave (405 euro), shumë kjo që profesorët, Fehmi Ahmetaj dhe Osman Cakiqi, i kishin raportuar në polici. Gjithashtu, tek ky i arrestuar është gjetur edhe aparati telefonik i tipit “Nokia”, i cili ishte rrëmbyer nga profesori që drejtonte automjetin.



Share