• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohet një hajdut i plazhistëve!
e Diel, 04 Gusht 2013 20:02

gjiri_lalzit_plazhTiranë, 04 gusht 2013
- Një 30-vjeçar nga Tirana, i cili tmerronte pushuesit në plazhin e Gjirit të Lalzit, ka përfunduar në pranga të policisë. Bëhet fjalë për, Ervis Berishën, i cili shtirej sikur po shoqërohej me personat që frekuentonin këtë plazh, për t’iu hapur më pas automjetet luksoze, nga ku vidhte para, celularë të shtrenjtë, si dhe gjësende të tjera me vlerë. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, bëjnë me dije se, vetëm gjatë ditës së enjte, Ervis Berisha ka kryer tri vjedhje, brenda 4 orëve. Pas paraqitjeve të rasteve në polici, nga shumë qytetarë, policia e Durrësit, në bashkëpunim me kolegët e tyre të Shijakut, arritën ta identifikonin dhe më pas ta arrestonin hajdutin profesionist nga kryeqyteti, i cili u kap në flagrancë, pasditen e së enjtes, gjatë operacionit të koduar "Kosovari". Sipas burimeve policore, Ervis Berisha, banues në bulevardin "Zogu i Parë" në Tiranë, në shënjestër vente pushuesit që kishin automjete luksoze. Ai ishte pajisur më një çelës dhe dara multifunksionale, me të cilat hapte dyert e automjeteve. Paraprakisht, ai hiqej sikur është pushues kosovar dhe, sapo shikonte që personat që i vente në shënjestër të grabitjes, futeshin në ujë apo drekonin në restorant, shkonte tek automjeti i tyre, e hapte, dhe më pas vidhte çdo gjë me vlerë që kishte brenda tij.
Bazuar në fletëparaqitjet e shumta të pushuesve, për vjedhjet e kryera në plazhin e Gjirit të Lalzit, si dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka rënë në gjurmët e këtij hajduti dhe, edhe pjesëtarët e saj ishin kamufluar si pushues në plazh. Por, gjatë gjithë kohës ata kanë mbajtur nën vëzhgim Ervis Berishën, i cili ka plaçkitur tre automjete. Pasi i ka dhënë fund aksionit, policia e ka vënë pranga. Në momentin e arrestimit, autorit të krimit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave një automjet, të cilin e kishte marrë me qira, dy telefona celularë të markës “iPhone”, një telefon “Nokia”, një aparat GSP, 12 mijë e 700 lekë, një kuti shahu, një çelës që i shërbente për hapjen e automjeteve, një çantë dore, në të cilën u gjetën një seri çelësash të numrave të ndryshëm, një kuti çelësash e veglash të tjera pune, si dhe një palë dara multifunksionele.



Share